Vance akuza disa anëtarëve të qeverisë izraelite: Kanë dalë kundër marrëveshjeve me Iranin

Amerikë | 3 muaj më parë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë opinionin publik amerikan për të kundërshtuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Deklaratat u bënë gjatë një interviste  me podkasterin e njohur amerikan Joe Rogan, e cila u transmetua të mërkurën.

Në intervistën pothuajse treorëshe në “The Joe Rogan Experience”, Vance mbrojti marrëveshjen që administrata Trump arriti muajin e kaluar me Iranin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm diplomatik.

Ai shtoi se ka prova të qarta se elementë brenda qeverisë izraelite po përpiqen të sabotojnë këtë politikë sepse preferojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake.

 “E di përtej çdo dyshimi se ka njerëz brenda qeverisë izraelite që po përpiqen të na largojnë nga kjo politikë, sepse duan të vazhdojnë fushatën ushtarake”, tha Vance.

Vance theksoi se disa aktorë izraelitë po financojnë ose mbështesin fushata ndikimi, duke përfshirë përpjekje për të manipuluar opinionin publik amerikan që lufta të vazhdojë “pafundësisht”, pa një objektiv të qartë.

Ai përmendi edhe një raport të revistës Time që flet për një fushatë dixhitale të lidhur me Izraelin, e cila synon të ndikojë në perceptimin amerikan për çështjen e Iranit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme