Rubio: SHBA e përqendruar kundër “terrorizmit” të grupeve të majta ekstreme

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet kundër terrorizmit të majtë ekstrem.
Duke folur para zyrtarëve nga mbi 60 vende të mbledhur në Washington, duke theksuar se dhuna e majtë është injoruar prej kohësh.
Konferenca në Washington e organizuar nga Rubio ka ngritur shqetësime te demokratët se administrata Trump po politizon përpjekjet kundër terrorizmit dhe po largon burimet nga luftimi i ekstremizmit në drejtime të tjera.
“Ne mundemi dhe duhet ta identifikojmë dhe ta hartojmë këtë kërcënim, duke rindërtuar arkitekturën tonë të kundërterrorizmit për ta mposhtur atë”, tha Rubio, duke cituar një kërcënim transnacional nga grupe që urrejnë Perëndimin dhe synojnë politikanët dhe infrastrukturën e tij.
Trump e ka bërë luftën kundër grupeve të majta një prioritet. Ai u fokusua te lëvizja Antifa gjatë fushatës së 2024-ës dhe premtoi të ndërmarrë veprime kundër grupeve të majta, të cilat ai i akuzon se nxisin dhunën pas vrasjes së aktivistit konservator dhe aleatit të Trump, Charlie Kirk, vitin e kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





