Horoskopi sipas Jorgo Pullës, një ditë e mirë për realizimin e synimeve

Horoskop | 2 muaj më parë

Me hyrjen e Diellit në Luan, hapet një cikël që favorizon guximin, vetëbesimin dhe realizimin e synimeve. Pasditja është koha më e mirë për të marrë vendime, për të zhvilluar biseda të rëndësishme dhe për të hedhur hapa të rinj drejt suksesit.

Dashi

Një ditë shumë pozitive për punën dhe karrierën. Çështjet ligjore apo profesionale marrin kthesë në favorin tuaj. Pas orës 13:00 mund të merrni një lajm të rëndësishëm. Në dashuri rikthehet optimizmi.

Demi

Edhe nëse hasni shtyrje apo vonesa, ato do të rezultojnë në favorin tuaj. Kontratat dhe financat kërkojnë durim, por japin rezultate. Në aspektin sentimental favorizohen njohjet dhe stabiliteti.

Binjakët

Ekonomia dhe puna mbeten prioritet. Nga sot deri në fundjavë krijohen mundësi për marrëveshje të rëndësishme. Në dashuri mos lini pas dore ndjenjat për shkak të angazhimeve.

Gaforrja

Ditë me energji pozitive dhe mundësi për përmirësim ekonomik. Intuita ju ndihmon të merrni vendimet e duhura. Në marrëdhënie personale shmangni keqkuptimet.

Luani

Fillon sezoni juaj dhe energjia është në maksimum. Favorizohen ndryshimet në punë, financat, dokumentacioni dhe projektet personale. Një periudhë shumë e mirë për të nisur diçka të re.

Virgjëresha

Punët dhe projektet fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur. Disa të vërteta dalin në dritë dhe ju ndihmojnë të kuptoni situata që kanë mbetur pezull. Në dashuri nevojitet më shumë komunikim.

Peshorja

Financat përmirësohen dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm profesional. Pasditja është ideale për takime, negociata dhe biseda që lidhen me karrierën.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj rrit intuitën dhe ju ndihmon në vendime financiare. Favorizohen blerjet, investimet dhe projektet afatgjata. Në dashuri dita është harmonike.

Shigjetari

Lodhja e ditëve të fundit fillon të largohet. Një kontratë ose një çështje pune mund të marrë zhvillim pozitiv. Mbani besim te vetja dhe mos u ndikoni nga pesimizmi.

Bricjapi

Karriera dhe dokumentacioni ecin në drejtimin e duhur. Mund të merrni një lajm të mirë nga jashtë ose për një projekt të rëndësishëm. Në dashuri favorizohen njohjet serioze.

Ujori

Takimet dhe bashkëpunimet janë të favorizuara. Pasditja sjell mundësi të mira për punë dhe marrëveshje. Në jetën sentimentale ka mundësi pajtimi ose rikthimi komunikimi.

Peshqit

Një kontratë ose një mundësi e re pune mund të shfaqet papritur. Intuita juaj është shumë e fortë dhe ju ndihmon të bëni zgjedhjet e duhura. Në dashuri dita premton emocione pozitive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme