Kina: Presioni ekonomik i SHBA-së nuk do ta ndalë luftën me Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, deklaroi se rritja e presionit ekonomik nga Shtetet e Bashkuara nuk do të sjellë fundin e luftës me Iranin.
“Kjo do të rrisë vetëm tensionet dhe do të përkeqësojë situatën, gjë që nuk është në interesin e askujt,” tha Lin Jian në Pekin, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërcënojnë me sanksione kundër vendeve që tregtojnë me Iranin.
Bessent deklaroi se SHBA do të vendosin sanksionet më të ashpra ndaj Iranit dhe u bëri thirrje Kinës të bashkëpunojë.
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin masat që mund të përkeqësojnë më tej mosmarrëveshjet dhe konfliktet, si dhe të minojnë zhvillimin ekonomik global dhe stabilitetin financiar, shtoi ai.
Kina konsiderohet blerësi më i madh i naftës iraniane dhe, para luftës së SHBA-së me Iranin, importonte mbi 80% të naftës iraniane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




