Veliaj komandon Alban Dokushin si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranës

Aktualitet | 2 muaj më parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka komanduar Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi për emërimin e Dokushit vjen në një moment ndryshimesh në drejtimin administrativ të Bashkisë së Tiranës, pas revokimit të kompetencave të deleguara që Veliaj i kishte dhënë Anuela Ristanit për drejtimin e përkohshëm të Bashkisë.

Pas shkarkimit të Ristanit, ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha. Në këto kushte, Alban Dokushi rikthehet në detyrë dhe komandohet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në detyrë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme