Regjistrimet në shkollat profesionale, rritet interesi për profilet që ofrojnë formim dhe profesion

Arsim | 2 muaj më parë

Ndryshe nga klasat e para dhe të dhjeta, regjistrimet në shkollat profesionale vijojnë, ndërsa nxënësit kanë afat deri më 30 shtator për të zgjedhur një nga profilet e ofruara. Specialistët e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër bëjnë apel për të rinjtë që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke e konsideruar arsimin profesional një alternativë që u jep atyre profesion dhe i afron më shpejt në tregun e punës.

Shkolla profesionale vazhdon të jetë, regjistrimi i hapur. Ato ndryshojnë nga gjimnazet e përgjithshme dhe të orientuara. Afati i tyre kohor ka filluar nga 6 korriku deri më 30 shtator dhe kjo kryhet nëpërmjet prindërve, të cilët ushtrojnë përgjegjësinë prindërore.

“Shkolla profesionale ka një specifikë tjetër, të cilët këto pranohen pa konkurs dhe nuk kanë mbulim territori me zona gjeografike. Pra, janë shkolla të cilat mund të marrin nga të gjitha bashkitë që mbulon qarku ose dhe bashkitë e rretheve të tjera. Momentalisht, për regjistrimin në klasën e 10 në shkollë profesionale, duhet të jetë nën moshën 18 vjeç dhe procedura është njësoj si për kategoritë e kaluara”, tha Rudi Sokoli, specialist, ZVA Shkodër.

Sokoli thotë se interesi i nxënësve vijon të jetë i lartë, ndërsa shkollat profesionale ofrojnë një gamë të gjerë profilesh të përshtatura me tregun e punës.

 “Trendi i shkollave profesionale ka një farë kërkese për sa i përket shkollave profesionale, sepse kjo varet, po themi ne, te prirjet që kanë fëmijët. Momentalisht kemi rreth 170 regjistrime në shkolla profesionale brenda bashkisë Shkodër. Procesi vazhdon dhe besoj mund të ketë edhe një rritje të regjistrimeve gjatë kësaj periudhe”, tha Sokoli.

Afati i regjistrimit është i hapur deri më 30 shtator, duke u dhënë mundësi edhe nxënësve që ende nuk kanë vendosur për drejtimin e tyre të arsimimit, që të zgjedhin një profil profesional. Përmes këtij formimi synohet që të rinjtë të dalin nga shkolla me një profesion konkret dhe me aftësi të kërkuara në tregun e punës

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme