Rruga Dragobi-Brodozhnicë, investim që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe turizmit
Banorët e Brodozhnicës dhe 4 fshatrave të tjerë të njësisë administartive Margegaj u mblodhën në vendin ku nisi puna për ndërtimin e rrugës automobilistike. Thonë se kane kërkuar dhe pritur prej vitesh këtë rrugë, mungesa e së cilës i ka mbajtur të izoluar por pjesën më të madhe të familjeve të largohen nga vendlindja.
“Një rëndësi të veçantë ka kryesisht për zhvillimin e turizmit, për lidhjen e bjeshkëve ndër vete”, u shpreh një banor.
“Ne jemi larguar nga ajo zonë dhe po të thuash e kemi pas të pamundur me shkel më në të”, tha një tjetër banor.
Për kryetarin e Bashkisë, investime të tilla janë prioritet për të kthyer edhe këtë pjesë të alpeve në funksion të banorëve dhe turizmit. Deputeti Erion Malaj, njëherësh dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit tha se zona të tilla janë në vëmendje të investimeve.
“Ky investim, ashtu si çdo investim i ngjashëm me të, i shton vlerë Tropojës, por njëkohësisht edhe turizmit në Shqipëri”, theksoi Malaj.
Rruga në fjalë ka një gjatësi 11 kilometra, prej të cilave 6 kilometra rrugë tërësisht e re ndërsa fondi i vënë në dispozion për ndërtimin e kësaj rruge është rreth 77 milion lekë. Sipas kalendarit të punimeve rruga pritet të përfundojë brenda një periudhe 24 mujore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




