Spahiu takim me drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokus te grupet në nevojë

Sociale | 1 orë më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social, ku në fokus kanë qenë sfidat dhe nevojat për përmirësimin e shërbimeve sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu tha se diskutimi u përqendrua te mbështetja për fëmijët, të moshuarit, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Puna jonë është të fuqizojmë familjet, të aftësojmë fëmijët për jetesë të pavarur, të mbështesim të moshuarit dhe gratë viktima të dhunës e trafikimit”, shkroi ministrja.

Sipas saj, institucionet e përkujdesit social duhet të vijojnë punën për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe mbështetje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme