Çmimet e shportës në fokus, Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufij

Politikë | 2 orë më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria nuk synon të ndërhyjë te fitimet dhe u shpreh se e kupton presionin që përballojnë sipërmarrësit, përfshirë kostot dhe pagat e punonjësve, por nënvizoi se, sipas tij, ekzistojnë kufij kur bëhet fjalë për çmimet e produkte e bizneseve, por kërkoi më shumë transparencë, veçanërisht për produktet bazë të shportës.

Kryeministri u shpreh se e kupton presionin që përballojnë sipërmarrësit, përfshirë kostot dhe pagat e punonjësve, por nënvizoi se, sipas tij, ekzistojnë kufij kur bëhet fjalë për çmimet e produkteve jetike.

Nuk do ju prekim fitimet. Por shifrat e Bankës së Shqipërisë thonë se me produktet e brendshme këtu bëhet nami në çmim. Padiskutim me shumë respekt ju keni mundimet tuaja. Por mos mendoni se unë nuk e di se çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes të kesh rroga për të paguar, këto i respektoj shumë. Por nuk besoj se ka pasur një kryeministër më pro sipërmarrjes, por çdo gjë ka kufij. Dhe po flasim për produkte jetike të shportës, jo deodorant”, tha kryeministri Rama.

Nisur nga kërkesa e disa prej bizneseve, Rama tha se mund të ndërtohet një urë komunikimi me të gjitha strukturat për shqetësimet që mund të lidhen me tatimet, me doganat.
“Është e vlefshme që përtej kësaj gjëje për të cilën ne erdhëm dhe me sa duket të paktën, kur është qeveria në sallë heshtja nuk është gjithmonë aprovim, është edhe ‘s’kam ca them tani, por do shihemi prapë’, por besoj se me këtë rast, ne, ministrja, stafi i Ministrisë së Ekonomisë në radhë të parë, por edhe drejtuesit tatim-doganë kanë mundësi të ndërtojnë një urë komunikimi me të gjitha strukturat për shqetësimet që mund të lidhen me tatimet, me doganat. Jemi të gatshëm të mësojmë nga ju. Sot ne erdhëm për këtë, nëse kjo zgjidhet me kaq lehtësi, atëherë shyqyr që u bë kjo sebep, nuk paskemi problem këtu, të gjithë ju mezi po prisnit të ulnit çmimet, ne jemi shumë të kënaqur, po qe se kjo ndodh do t’ju japim dhe medalje. Mund të ketë tema të tjera që janë shqetësuese për ju, atëherë ulemi diskutojmë, që dhe ju të keni më shumë lehtësira dhe të bëni më shumë biznes. Më shumë sasi, më shumë lehtësi, më shumë cilësi, është për ne detyrë”, tha kryeministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme