Albin Kurti udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Kosovë | 1 orë më parë

Kryeministri Albin Kurti udhëton për në New York për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, qëllimi kryesor i këtyre takimeve është promovimi dhe forcimi i vlerave e interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Kurti do të takohet gjithashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë të interesuar për ekonominë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zhvillon aktivitetet e saj kryesore gjatë muajit shtator, ndërsa Java e Nivelit të Lartë dhe debati i përgjithshëm priten të zhvillohen në ditët e ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme