Njësi Lëvizëse për kujdesin dentar, Spahiu: Shërbim ndaj çdo fëmije në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka bërë të ditur nisjen e punës për Njësinë Lëvize për kujdesin dentar “pranë çdo fëmije, kudo ku ai ndodhet”
Sipas Spahiut, përmes Njësisë Lëvizëse Dentare, depistimi dhe kujdesi dentar shkojnë më pranë fëmijëve në zonat rurale, duke mbuluar edhe ato zona ku nuk ka kabinete dentare në shkolla.
Përmes projektit të Njësisë Lëvizëse Dentare, ekipet mjekësore do të zbresin në terren për të kryer depistime dhe kontrolle periodike në të gjitha zonat rurale, duke mbuluar kryesisht ato vendbanime ku shkollat nuk kanë kabinete dentare të dedikuara.
“Kujdes dentar më pranë çdo fëmije, kudo ku ai ndodhet. Përmes Njësisë Lëvizëse Dentare, depistimi dhe kujdesi dentar shkojnë më pranë fëmijëve në zonat rurale, duke mbuluar edhe ato zona ku nuk ka kabinete dentare në shkolla.
Në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Klinika Stomatologjike Universitare do të ofrojë depistime edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke zgjeruar aksesin në shërbime dhe mundësitë për parandalim e kujdes të hershëm”, shkruan Spahiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




