Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

Bujqësi | 1 orë më parë

Fermerët e fshatit Lifaj në Lushnje po përballen me një sezon të vështirë bujqësor. Sipas tyre, prodhimi këtë vit nuk ka qenë në nivelet e pritshme. Ata thonë se një ndër faktorët që ka ndikuar është përdorimi i pesticideve për të cilat  pretendojnë se kanë qenë me cilësi të dobët.

Sepse vetëm i hodha. Unë dy dylymë domate i hodha poshtë. Nuk mora asnjë kokërr domate, sepse i bëja për krimbin. Është për krimbin ky ilaç, zero”, u shpreh një fermer.

Përballemi me vështirësitë çdo ditë. Herë fitojmë, herë s’fitojmë. Që do vaditet çdo ditë nga një orë kungulli, për shembull. Helmet herë bëjnë efekt, herë s’bëjnë”, tha një fermerë tjetër.

Bujqësia mbetet burimi kryesor i të ardhurave, por fermerët thonë se në kushtet aktuale është e vështirë të planifikojnë sezonin e ardhshëm. Mungesa e tregut për shitje si edhe çmimi jo i favorshëm nuk justifikojnë kostot e prodhimit.  Këtë sezon, një prej produkteve që po kultivohet është kungulli. Aktualisht, fermerët thonë se po e shesin me rreth 120 lekë kilogramin

Megjithatë, ne do të vazhdojmë, do të punojmë. Pavarësisht nëse humbim apo fitojmë, ne do të punojmë. S’kemi rrugë tjetër. Po, e vështirë është”, tha një tjetër fermer.

Shpenzimet për farat, plehrat, punimin e tokës, ujitjen dhe fuqinë punëtore –janë kosto financiare. Sakaq edhe rritja e çmimit të naftës është kthyer tashmë në një shqetësim të drejtpërdrejtë për ta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme