Shqiptarët në diasporë në mbështetje ish-krerëve të UÇK, paralajmërohen tubime, në Prishtinë vijojnë protestat

Kosovë | 1 orë më parë

Shqiptarët në Vjenë, Mynih dhe Zyrih kanë paralajmëruar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Platforma “Liria ka Emër” bëri të ditur përmes një njoftimi se tubimet jashtë vendit vijnë në mbështetje të protestave të shumta të mbajtura ditët e fundit në Kosovë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi me 81 vite burg në total, duke i shpallur ata fajtorë për krime lufte.

Në Prishtinë, për të tretën mbrëmje me radhë qytetarë të shumë dhe familjarë ish- komandantëve u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” nga ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Më herët, i njëjti shesh i kryeqytetit të Kosovës mblodhi mijëra protestues në tubimin e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët  kërkuan shfuqizimin ose ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe mbështetje financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq PDK ka paralajmëruar dorëzimin e një nisme ligjore për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme