Spahiu në Onkohematologjinë Pediatrike: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çco fëmijë
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin Pediatrik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi Shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike në QSUT, qendra kombëtare e referimit për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me patologji onkohematologjike.
Gjatë vizitës, Ministrja Spahiu u njoh nga afër me punën e ekipit multidisiplinar dhe kujdesin e ofruar për fëmijët, duke shprehur mirënjohjen për mjekët dhe infermierët që çdo ditë qëndrojnë pranë pacientëve të vegjël dhe familjeve të tyre.
Spahiu falënderoi veçanërisht stafin për përkushtimin dhe sakrificën njerëzore, edhe në ditët kur përballen vetë me vështirësi shëndetësore zgjedhin të jenë pranë fëmijëve që kanë nevojë për ta.
Investimet në pajisje moderne, salla e dedikuar e sedacionit dhe ambientet mësimore për fëmijët e hospitalizuar janë pjesë e forcimit të këtij shërbimi, me synim krijimin e kushteve sa më të mira për trajtimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




