“Eqerem Çabej” vjen me 14 programe në Master. Interes edhe nga studentë të universiteteve të tjera

Arsim | 4 orë më parë

Në universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër vijon të jetë i hapur procesi i aplikimeve në nivelin e studimeve master. Sikurse edhe në programet bachelor interes i lartë shihet të programet e ekonomikut.

“Mastarët më të kërkuar në shkencor janë ato qw përfshijnë Kontabilitet-Financë, master shkencor në Arkeologji dhe administrimi i pasurive arkeologjike. Ka kërkesa të shumta në mastarët profesional të Fakultetit Ekonomik. Janë kërkesa gjithmonë në rritje të mastarëve në të gjitha fushat”, u shpreh rektori Jaho Cana.

Aplikime për studimet master vijnë edhe nga studentë që kanë përfunduar bachelorin në universitete të tjera thotë rektori Jaho Cana.

“Sa i përket aplikimeve në master shkencorë në Mësuesi, natyrisht që kërkesat apo kriteret janë të një niveli shumë të lartë sepse kërkohet që mesatarja të jetë 7.5. Ajo që vëmë re është fakti se në programet e studimit po aplikojnë edhe studentë që kanë përfunduar në universitete të tjera të Shqipërisë, gjë që tregon se rritet gjithmonë interesi për të ndjekur studimet pranë Universitetit “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës”, tha ai.

Faza e aplikimeve përfundon në 5 Tetor. Më pas për programet ku kërkesat kalojnë numrin e kuotave do të bëhet shqyrtimi i dosjeve për të shpallur edhe fituesit.

Gazetar: Y.Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme