RTSH risi në programacion, identitet i ri dhe larmishmëri në përmbajtje

Televizion | 2 orë më parë

Një epokë e re transformimi, RTSH nisi rrugëtimin jo vetëm me një paketë të re grafike por edhe me projekte të reja që shënojnë një gurë kilometrik në evoluimin e një televizioni, i cili synon të përcjellë një qasje më kontemporane në ekran, por besnik tek tradita e edukimit përmes medias, si edhe duke e bere publikun pjese te transformimit te vetvetes.

RTSH zgjon të gjithë shqiptarët me të parin program që nis ditën nën moderimin e Sonila Agostinit dhe Marjo Merhorit.

Fytyra të njohura dhe formate të reja hapi një kapitull të ri që nisi të hënë për të vijuar në një sezon të gjatë plot surpriza. Një program dinamik, moderuar nga Brunilda Lahe dhe Krist Martiro do të sjell një panoramë ndryshe këtë sezon, me lidhje të drejtpërdrejta, biseda në studio dhe rubrika tematike.

Një udhëtim i përditshëm mes njerëzve, historive që frymëzojnë dhe punës me zemër mban titullin ‘‘Eja te ne‘‘, duke ftuar secilin të jetë pjesë e ekranit publik shqiptar, nën moderimin e Julka Gramo. Një format i gjallë, plot shije, ngjyra dhe frymëzim, ku kuzhina, shëndeti, dekoracioni dhe këshillat praktike, bëjnë ditët tuaja më të veçanta.

Udhëtimi vijon mes rrëfimeve personale, historive që frymëzojnë dhe botën e showbizit nënë moderimin e Alba Çobaj. Në çdo episod para publikut do të zbulohen personazhe të njohur dhe të dashur, të cilët rrëfejnë jetën dhe karrierën e tyre.

“Çasti i duhur” do të jetë një takim i veçantë, ku secili do të gjejë veten.

“Në kohë reale” me Anjola Hamzaj, aktualiteti i përditshëm, ngjarjet e ditës, do të vijnë përmes analizës nga ekspertë e specialist të fushave.

Fenomene dhe intervista ekskluzive do të mbajnë të informuar publikun për atë çfarë ndodh përmes lidhjeve të drejtpërdrejta anekënd Shqipërisë. Me profesionalizëm dhe kujdes profesional gazetarë e të ftuar do të përcjellin mesazhet e duhura për audiencën, sikundër është vetë misioni i RTSH.

Risia në programacion, do të vijojë të jetë në çdo familje përgjatë gjithë orëve të transmetimit, me përmbajtje që i drejtohen grupmoshave dhe interesave të ndryshme. Nuk do të mungojnë spektaklet, filmat, dokumentarët dhe programet për fëmijë do të jenë pjesë e ofertës së re të RTSH-së ne këtë sezon.

Krahas tyre, aktualiteti dhe debati politik do të vijojnë të zënë një vend të rëndësishëm në ekran, me programe të dedikuara në oraret prime time të transmetimit.

Nga 21 shtatori ardhja me këtë identitet të ri vizual me një logo të re që ruan një lidhje me historinë vizuale të transmetuesit publik shqiptar frymëzuar nga një prej varianteve të hershme të logos së TVSH-së, vendos në qendër një linjë të vazhdueshme, e cila simbolizon lëvizjen, transmetimin dhe vijueshmërinë.

Personazhe të rinj, formate të reja dhe një qasje më bashkëkohore synojnë t’i japin sezonit një ritëm tjetër, duke ruajtur njëkohësisht larminë e përmbajtjeve që ofron televizioni publik.

Me një identitet të ri vizual dhe projekte të reja në ekran e në platformat digjitale, RTSH hapi sezonin e ri si një institucion që vijon të evoluojë bashkë me publikun e tij dhe do të shoqërojë gjatë që nga mëngjeset e deri orët e vona të mbrëmjes më të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme