Kujdesi për të moshuarit, shtohen shërbimet shëndetëore në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

Sociale | 58 minuta më parë

Në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ku aktualisht strehohen 65 persona të moshës mbi 60 vjeç, po shënohet rritje e shërbimeve shëndetësore pa pagesë. Kjo qendër, e cila është nën varësinë e Shërbimit Social Shtetëror, ka mundësuar praninë e disa specialistëve në ambientet e saj të brendshme, duke lehtësuar marrjen e kujdesit mjekësor për rezidentët.

“Në vazhdimësi ne kemi kërkuar që ta pasurojmë ambientin tonë me figurat e profesionistëve dhe tani sot kemi edhe shërbimin e psikologut, keni shërbimin e fizioterapistit, gjithashtu kemi krijuar dhe një ambient për shërbimin dentar ndaj të moshuarve”, deklaroi Fatjon Hoxha, drejtues i Shtëpisë së të Moshuarve, Shkodër.

Vetë rezidentët e këtij institucioni shprehen të kënaqur me kushtet e jetesës dhe përkujdesjen ditore që u ofrohet.

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër shërben si një pikë e strehimit për të moshuarit nga e gjithë Shqipëria. Prej vitesh kjo qendër operon me kapacitet të plotë, ndërsa kërkesat për strehime të reja mbeten vazhdimisht të larta.

“Kërkesat në vazhdimësi kanë ardhur në rritje dhe akoma sot ka shumë dosje të cilat janë në pritje dhe presin mundësinë për të marrë shërbim rezidencial pra qendrës sonë në moment që hapet një mundësi e re për ta”, shtoi Hoxha.

Kërkesat në rritje për strehimin e  te moshruave në qendra të tilla mbeten një thirrje e hapur për vëmendje dhe investime  të vazhdueshme ndaj kësaj kategorie mjaft të ndjeshme të shoqërisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme