Horoskopi për sot, Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë, financa dhe dashuri
Dashi
Dashi nis një periudhë mjaft të favorshme. Dhjetëditëshi i parë ka mundësi për bisedime dhe takime të rëndësishme, ndërsa për dhjetëditëshin e dytë një udhëtim i papritur mund të sjellë edhe një takim pune me ndikim në vendime të rëndësishme ekonomike. Dhjetëditëshi i tretë pritet të zgjidhë një ngërç të krijuar prej kohësh në fushën e punës, duke sjellë mundësi për ndryshim dhe një fillim të ri. Në dashuri, lidhje të qëndrueshme mund të krijohen me Akrepin, Luanin dhe Peshoren.
Demi
Për Demin, dita sjell ndikime të mira në familje, punë dhe ekonomi. Dhjetëditëshi i parë favorizohet nga takime dhe bisedime të rëndësishme. Dhjetëditëshi i dytë mund të stabilizojë çështje që kanë mbetur pezull, ndërsa dhjetëditëshi i tretë ka mundësi të marrë një dokument të rëndësishëm, veçanërisht për ata që jetojnë në diasporë. Në dashuri, lidhjet me Akrepin, Gaforren dhe Ujorin mund të marrin një drejtim më të qëndrueshëm.
Binjakët
Binjakët ndodhen në një periudhë të rëndësishme për punën dhe karrierën. Disa të vërteta mund të dalin në dritë dhe t’ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme. Dhjetëditëshi i dytë mund të stabilizojë një lidhje, punë apo çështje që ka shkaktuar probleme. Për dhjetëditëshin e tretë, një udhëtim i papritur mund të sjellë zhvillime të reja në aspektin ekonomik dhe profesional. Në dashuri, Ujori dhe Virgjëresha paraqiten si lidhje me potencial të mirë.
Gaforrja
Gaforrja hyn në një fazë rikthimi dhe fillimesh të reja. Mund të ketë firmosje dokumentesh, zgjidhje çështjesh të rëndësishme dhe mundësi të reja ekonomike. Dhjetëditëshi i parë është veçanërisht i favorizuar, ndërsa i dyti sjell ndryshime në punë dhe biznes. Dhjetëditëshi i tretë mund të përfitojë nga një çështje ligjore që ka zgjatur prej kohësh. Në dashuri, lidhjet me Bricjapin, Peshqit dhe Akrepin mund të jenë të rëndësishme.
Luani
Luani ka përpara një periudhë me mundësi të mëdha për ndryshime në karrierë. Dhjetëditëshi i parë favorizohet në çështje blerjesh dhe vendimesh të rëndësishme, ndërsa dhjetëditëshi i dytë mund të sjellë zgjidhje për një çështje ligjore. Dhjetëditëshi i tretë duket më i qartë në drejtim të planeve personale dhe profesionale. Në dashuri, Ujori, Demi dhe Akrepi mund të sjellin mundësi për stabilizim dhe konkretizim të marrëdhënies.
Virgjëresha
Një kontratë e vonuar mund të marrë më në fund formën e saj. Dhjetëditëshi i parë ka mundësi për një takim të rëndësishëm që lidhet me punën dhe karrierën. Dhjetëditëshi i dytë sjell stabilizim në biznes, ndërsa i treti favorizon ndryshimet, udhëtimet dhe zgjerimin e aktiviteteve profesionale. Në dashuri, Demi, Shigjetari dhe Peshqit përmenden si lidhje me potencial të mirë.
Peshorja
Peshorja hyn në një periudhë ku mund të marrë vendime të rëndësishme për ekonominë dhe punën. Pas një periudhe lodhjeje dhe përplasjesh, dhjetëditëshi i parë sjell mundësi për zgjidhjen e çështjeve problematike. Dhjetëditëshi i dytë kërkon durim dhe shmangie të nxitimit, ndërsa i treti favorizon çështjet ekonomike dhe financiare. Në dashuri, Dashi dhe Bricjapi mund të jenë më të favorshëm.
Akrepi
Akrepi duket ndër shenjat më të favorizuara në këtë periudhë. Për ata që jetojnë në diasporë, mund të ketë zhvillime në çështjet e dokumentacionit dhe mundësi për aplikime të reja. Dhjetëditëshi i dytë favorizon zgjidhjen e një çështjeje ligjore, ndërsa dhjetëditëshi i tretë sjell mundësi financiare dhe zhvillime në biznes. Në dashuri, Demi dhe Luani mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.
Shigjetari
Shigjetari hyn në një periudhë ndryshimesh. Deri në fund të muajit mund të ketë zhvillime në ekonomi, stabilizim dhe konkretizim të disa çështjeve të rëndësishme. Takimet dhe bisedimet e këtyre ditëve mund të kenë ndikim në karrierë. Një udhëtim i papritur mund të sjellë gjithashtu përfitime ekonomike. Në dashuri, duhet t’i kushtoni më shumë kohë partnerit dhe të mos e lini marrëdhënien pas dore.
Bricjapi
Bricjapi përballet me një periudhë të rëndësishme për ndryshime dhe vendime. Dhjetëditëshi i parë është i favorizuar, ndërsa i dyti sjell zhvillime për ata që merren me studime dhe punë. Dhjetëditëshi i tretë mund të sjellë nisjen e një biznesi, marrjen e dokumenteve shtetërore ose zgjidhjen e çështjeve të pronës. Në dashuri, Gaforrja, Peshorja dhe Dashi mund të jenë lidhje të rëndësishme.
Ujori
Ujori është në një pozicion të favorshëm për punën, karrierën dhe ndryshimet e mëdha. Dhjetëditëshi i parë sjell mundësi për stabilizim ekonomik dhe madje edhe një punë shtesë. Dhjetëditëshi i dytë favorizon takimet dhe bisedimet, ndërsa për ata që jetojnë në diasporë, dhjetëditëshi i tretë mund të jetë i favorshëm për një blerje të rëndësishme. Në dashuri, lidhja me Demin përmendet si veçanërisht e favorshme.
Peshqit
Peshqit mështeten te intuita dhe aftësia për të punuar në heshtje drejt objektivave të tyre. Dhjetëditëshi i dytë favorizon punën, karrierën dhe stabilizimin ekonomik, ndërsa i treti sjell mundësi për realizimin e asaj që kërkojnë. Periudha në vazhdim mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në disa fusha të jetës. Në dashuri, Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët përmenden si lidhje me potencial të mirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




