Milani në emergjencë, listës së gjatë të mungesave i shtohet edhe Loftus-Cheek

Rabiot? Gila? Moreira? Asnjë nga të dëmtuarit që trajneri Ruben Amorim shpresonte të rikuperonte nuk do të jetë gati për ndeshjen e mesjavës kundër Bologna-s. Gila dhe Moreira dukeshin pranë rikthimit, por edhe ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Milanit.
Situata madje është përkeqësuar te skuadra kuqezi sa u përket dëmtimeve. Listës ku bëjnë pjesë Saelemaekers, Gabbia, Chukwueze, P.Terraçiano, Moreira, Gila dhe Rabiot i është shtuar edhe Ruben Loftus-Cheek, i cili ka një shqetësim muskulor në kofshën e majtë.
Mesfushori u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Udinese-s. Për anglezin është vendosur që të kryejë kontrolle të detajuara pas dy javësh, çka do të thotë se është e vështirë që të kthehet në fushë para një muaji. Për Amorim edhe të mërkurën formacioni është i diktuar, me një turnover shumë të reduktuar, pavarësisht se të shtunën luhet derbi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




