Studentët dhe qytetarët sërish në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Protestuesit janë mbledhur sërish ditën e sotme në Tiranë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit.
Studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin përgjatë Rrugës së Dibrës, për të mbërritur më pas përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Ky është itinerari që protestuesit kanë ndjekur edhe në protestat e mëparshme.
Përpara ministrisë, efektivët e Policisë kanë vendosur një kordon sigurie për të mbajtur nën kontroll situatën. Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë dhe nuk raportohen incidente.
Pas ndalimit përpara Ministrisë së Arsimit, pritet që protestuesit të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu siç kanë bërë edhe në tubimet e mëparshme.
Pjesëmarrësit në protestë vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë refuzuar për të disatën herë radhazi thirrjet e tij për dialog për adresimin e problematikave të ngritura prej tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



