Dy të akuzuar për incidentin në bazën britanike/Dyshohen për shkelje të sigurisë kombëtare, duke ndihmuar Iranin

Europë | 37 minuta më parë

Prokurorët britanikë ngritën akuza ndaj dy të dyshuarve për shkelje të sigurisë kombëtare pas incidentit të regjistruar në fund  të shtator në Fairford, bazën ajrore britanike të përdorur nga Shtetet e Bashkuara.

Policia njoftoi se se Mohmed Abdulkarim 24 vjeç,  akuzohet për dhënie ndihme një shërbimi të inteligjencës së huaj, ku sipas saj ai vend ishte Irani dhe Nouman Essghir po 24 vjeç akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar më 22 gusht me qëllim dëmtimin e Mbretërisë së Bashkuar.

Policia antiterroriste bëri të ditur gjithashtu se një 25-vjeçar britaniko-iranian u lirua me kusht, por pa akuza. Tre automjete të dyshimta u zbuluan pranë bazës ajrore që përdorej nga SHBA-të në Fairford më 27 shtator, duke çuar në arrestimin e 5 personave, si të  dyshuar për planifikimin e një akti terrorist.

Dy ditë pas ngjarjes policia britanike kundër terrorizmit njoftoi lirimin me kusht të 5 të dyshuarve. Pas incidentit, Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi se ishte e qartë ishte i përfshirë një aktor i huaj, por pa specifikuar se bëhej fjalë për Iranin.

Baza ajrore në Fairford ishte përdorur nga bombarduesit amerikanë për të kryer sulme ndaj Iranit, por ato armë u tërhoqën për arsye sigurie menjëherë pas ngjarjes së 27 shtatorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme