Allegri heq dorë nga ankesa për dënimin: Nuk i dihet, ndoshta ma bëjnë 4 ndeshje!

Itali | 2 orë më parë

Trajneri i Napolit, i skualifikuar dy javë nga gjykatësi sportiv, ka shpjeguar me një batutë arsyen për të mos bërë rekurs.

Pavarësisht zemërimit të Napolit për skualifikimin prej dy ndeshjesh të Massimiliano Allegri-t nga gjykatësi sportiv, pas ndëshkimit me karton të kuq kundër Romës, trajneri toskan ka vendosur të mos bëjë ankesë zyrtare. “Nuk i dihet kurrë, ndoshta pastaj më japin 4 ndeshje dënim…” – ka thënë Allegri.

Klubi i Napolit kishte bërë me dije se do ta ankimonte dënimin e trajnerit, por Allegri, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Monza-n, ka pohuar se ka hequr dorë. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në stol as në ndeshjen e së dielës kundër Juventus-it. Në vend të tij do të jetë zëvendësi historik, Landuçi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme