Interi humb Lautaro-n, argjentinasi do të mungojë edhe në derbi

Inter-i ka humbur Lautaro Martinez-in për një muaj për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në kofshë në ndeshjen kundër Bryzhit në “San Siro”.
Sulmuesi iu nënshtrua paraditen e sotme disa ekzaminimeve të hollësishme ku u evidentua edhe një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë.
Pas kontrolleve të kryera në Institutin Humanitas në Rocano (Milano) mjekët kanë bërë me dije se lojtari do të mungojë për gati një muaj duke humbur kështu ndeshje me shumë vlerë si ajo Milan-Inter e 31 tetorit. A.V.
Ndeshjet:
Bologna-INTER, Java 7 Serie A
INTER-Shakhtar, Java 3 Champions
INTER-Fiorentina,Java 8 Serie A
Venezia-INTER, Java 9 Serie A
Milan-INTER, Java 10 Serie A
Feyenoord-INTER, Java 4 Champions
INTER-Como, Java 11 Serie A
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




