Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe hodhi targat në kazan, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë

Aktualitet | 2 orë më parë

Një 31-vjeçare është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas policisë, e reja është kapur vetëm 30 minuta pas vjedhjes, teksa po drejtonte automjetin e marrë pa lejen e pronarit, në afërsi të tunelit të Skërficës.

Pas kallëzimit të pronarit të automjetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nisën menjëherë veprimet hetimore dhe operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autores së dyshuar.

Gjatë hetimeve rezultoi se 31-vjeçarja, banuese në Sarandë, pasi kishte marrë automjetin në pronësi të shtetasit A. M., kishte hequr targat dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e automjetit të vjedhur, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e targave.

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, në lagjen nr. 1., kapet pas 30 minutash, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 31-vjeçarja.

Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe targat e tij, të cilat 31-vjeçarja i kishte hequr dhe hedhur në kazan mbeturinash.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, për vjedhjen e automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në vendparkimin e një hoteli, në lagjen nr. 1, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i autores së dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetases E. S..

Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. M. dhe i ka hequr targat, të cilat i hedhur në një kazan mbeturinash, në dalje të qytetit.
Ajo është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të tunelit të Skërficës, duke drejtuar automjetin e vjedhur, rreth 30 minuta pas vjedhjes së tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasja E. S., 31 vjeçe, banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme