Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Do qëndrojë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Politikë | 1 orë më parë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të vijojë të jetë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme, edhe përtej vitit 2030, kur Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Zgjerimit të Euronews, Rama u pyet se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen në rast se Shqipëria përmbush objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Kreu i qeverisë u përgjigj se çështja e emigracionit do të vijojë të jetë një sfidë për Europën dhe se marrëveshja do të mbetet në fuqi për sa kohë do të jetë e nevojshme.

“Është një përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje për të trajtuar një çështje që nuk do të zhduket sepse do të lidhim marrëveshje të këtij lloji dhe nuk do të zhduket për aq kohë sa përdoret për qëllime të politikës së brendshëm nga parti të ndryshme që duan të marrin copat e elektoratit duke përdorur këtë gjë që është një sfidë e jashtëzakonshme marrëveshja do të qëndrojë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme, edhe përtej 2030 edhe pas 2050, deri sa ajo të jetë kryeministre e Italisë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme