Babai i Jude Bellingham shënon shtatë gola për ekipin e Anglisë për moshat mbi 50 vjeç

Angli | 2 orë më parë

Mark Bellingham, babai i Jude Bellingham-it, shënoi shtatë gola ndërsa përfaqësonte ekipin e veteranëve të Anglisë në një ndeshje kundër Republikës së Irlandës.

Bellingham luajti në vijën e parë të sulmit për ekipin e veteranëve të Anglisë (grupmosha mbi 50 vjeç) në një fitore 13-1 të dielën.

50-vjeçari shënoi gjashtë herë në pjesën e parë të ndeshjes dhe dha një asist, duke i dhënë Anglisë një avantazh prej 7-0 para pushimit.

Në pjesën e dytë, Bellingham shënoi golin e tij të shtatë, ndërsa ekipi i Anglisë siguroi një fitore të thellë.

Arritja e Markut përkoi me ditën kur djali i tij, Jude Bellingham, shënoi në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Racing de Santander në La Liga.

Familja Bellingham i shkoi shumë pranë  një “tri-golëshi” unik gjatë fundjavës, pasi rrugën e rrjets e gjeni edhe Jobe-i, t cilit iu anulua një i tillë në ndeshjen ku Borussia Dortmund barazoi 2-2 në Mynih të shtunën. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme