OBSH, 40% më shumë rrezik për infertilitet te duhanpirësit, provat shkencore se si dëmtohen vezët
Duhani po dëmton drejtpërdrejt edhe në aftësinë riprodhuese të femrave dhe meshkujve. Faktet e reja shkencore të publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, treguan se gratë që pinë duhan kanë rreth 50% më shumë rrezik për infertilitet, krahasuar me ato që nuk pinë.
“Ndikon si në infertilitetin femëror edhe në infertilitetin mashkullor dhe është pare që vonon mundësinë për të ngelur shtatzanë rreth 50% tek çifti nëse çiftet janë duanpirës”, deklaroi Blerti Çami, gjinekolog në Maternitetin “Koço Gliozheni“.
Por pasojat nuk kufizohen vetëm te gratë. Një rishikim shkencor që përfshin më shumë se 60 mijë meshkuj evidenton lidhjen mes duhanpirjes dhe uljes së lëvizshmërisë së spermatozoideve, si dhe ndryshimeve në morfologjinë e tyre. OBSH thekson fort se ndërprerja e duhanit rrit shancet për tu bërë prindër
“Ndikon në përmirësimin me 25% të mundësisë për të ngelur shtatzanë. Procesi i spermatogjenezës, pra i prodhimit të qelizave seksuale mashkullore rigjenerohet çdo tre muaj. Kështu që një periudhë të paktën tremujore ndërprerje duanpirje është parë që sjell ndryshime sinjifikative në rezultatet e qoftë të mundësisë për të ngelur në mënyrë natyrale, qoftë nëse do i nënshtrohen teknikave të riprodhimeve mjekësore të asistuara”, deklaroi Çami.
Edhe duhanpirja pasive është faktuar si rrezik për infertiliet.
“Duhanpirja pasive ka efektet e veta dhe ajo gjithashtu ndikon në uljen e mundësisë për të ngelur shtatzanë”, shtoi gjinekologu.
Sot 1 në 6 çifte nuk arrijnë dot të riprodhohen. Shkaqet qëndrojnë si tek femrat ashtu edhe te meshkut ndërsa një % e vogël janë shkaqe të panjohura. Mjekët apelojnë për jetë larg veseve si duhani dhe alkolipasi edhe ato që I drejtohen fertilizimit in vitro kanërezultate më të dobëta për një lindje të suksesshme.
Gazetare: Sonila Mlloja
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



