Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Aktualitet | 2 orë më parë

31 persona janë ndëshkuar me gjobë pas protestës të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pasi akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, për secilin prej tyre është vendosur masë administrative në vlerën 5 mijë lekë.

Policia bën me dije se 31 personat kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve, përmes megafonit, për lirimin e saj dhe lejimin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, me inicialet D. G. dhe E. L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Sipas njoftimit, ata nuk iu janë bindur kërkesave të efektivëve për të paraqitur dokumentet e identifikimit.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme