Lamtumira e Cristiano Ronaldo-s! Numrat me fanellën e Portugalisë dhe trofetë e fituar

Futboll Bota | 2 orë më parë

Është mbyllur në mënyrë zyrtare epoka e Cristiano Ronaldo-s me kombëtaren e Portugalisë. Në mënyrë të befasishme, pas polemikave të kohëve të fundit, CR7 ka njoftuar sot lamtumirën nga Portugalia.

Ai e lë kombëtaren me shifra impresionuese, me 146 gola të shënuar në 234 ndeshje. Kampioni portugez e luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren në shtator, në moshën 41-vjeçare, Portugali-Uells (1-0). Në gusht të 2003-shit, në moshën 18-vjeçare, debutoi në miqësoren me Kazakistanin.

Ronaldo ka luajtur 6 Botërorë me Portugalinë dhe mban rekordin e shënimit të golave në të 6-a edicionet. Pastaj janë trofetë e fituar me kombëtaren: dy Nations League (2019 dhe 2025) dhe një Europian.

Këtë të fundit e fitoi në vitin 2016, në një mbrëmje me dy përjetime të ndryshme. Në fillim lotët për dëmtimin dhe ndërrimin në minutën e 22-të në finalen kundër Francës. Pastaj festa për fitoren në një ndeshje të përjetuar nga stoli si një trajner i dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme