Melania Trump priti zyrtarët rusë dhe ukrainas, kërkoi armëpushim mes dy vendeve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Amerikë | 5 minuta më parë

Zonja e Parë amerikane bëri thirrje për një armëpushim të ri dhe më të qëndrueshëm në Ukrainë. Deklaratat i bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo priti zyrtarë nga Ukraina dhe Rusia. Melania Trump ndërmjetësoi më herët një armëpushimi gjashtëditor në qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia, i cili përfundoi të dielën, ndërsa ndalimi i përkohshëm i luftimeve ishte një nga momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit mes Moskës dhe Kievit që prej nisjes së luftës ne shkurt te vitit 2022.

“Shpresoj që Oleshky të shërbejë si frymëzim për te arritur paqe më të qëndrueshme. Çdo ndryshim i rëndësishëm nis me një shkëndijë të vogël”- deklaroi ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp me të dërguarin e presidentit rus, Kirill Dmitriev, dhe negociatorin ukrainas për armëpushimin, David Arakhamia.

“Tani duhet të përdorim guximin që treguam në Oleshky për të gjetur gjuhën e përbashkët, duke u nisur nga shqetësimi ynë i përbashkët për vuajtjet e njerëzve të pafajshëm. Së bashku mund të krijojmë diçka më të qëndrueshme sesa një armëpushim i përkohshëm”, shtoi ajo.

Në përfundim, Melania Trump bëri të ditur se u kishte dërguar letra falenderimi presidentit rus dhe aij ukrainas. “Armëpushimi në Oleshky nuk do të ishte i mundur pa presidentët Putin dhe Zelensky. Bashkëpunimi i tyre krijon një precedent domethënës për përparimin drejt paqes në të gjithë rajonin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, i dorëzoi Melania Trump-it një çmim kombëtar për rolin e saj në ndërmjetësimin e armëpushimit në Oleshky, i cili mundësoi evakuimin e qindra civilëve. I dërguari rus Kirill Dmitriev falënderoi zonjën e parë amerikane në emër të presidentit Putin dhe të popullit rus, për rolin e saj humanitar në Oleshky.

Ndalimi i luftimeve, ndonëse i shkurtër, u respektua nga të dyja palët dhe mundësoi çminimin e rrugëve, si dhe evakuimin e banorëve drejt Ukrainës ose Rusisë. Melania Trump është përfshirë gjithashtu në përpjekjet për kthimin e fëmijëve ukrainas të dërguar me forcë në Rusi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme