Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e shtetasve iranianë, ndërkohë që lufta SHBA-Izrael kundër Iranit vazhdonte, zbulojnë dokumentet gjyqësore.
Dokumentet e dekretuara të enjten tregojnë se administrata e Trump, madje deri në mes të muajit tetor, deklaronte se kishte plane për të dëbuar iranianët përmes një shteti të tretë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
“Ajo që po më thoni është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë individë përsëri në atë rajon, ku ata përballen me një kërcënim të rëndë të vdekjes së sigurt” citohet të ketë thënë gjyqtarja Ana Reyes, sipas një transkripti të datuar më 15 tetor, transmeton Al Jazeera.
Ky zhvillim doli në dritë nga një padi gjyqësore në vazhdim, e cila pretendon se agjencitë e imigracionit të administratës Trump kanë ndarë informacion konfidencial rreth kërkuesve iranianë të azilit me qeverinë e Iranit.
Padia përshkruan një fushatë të koordinuar mes qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Iranit për të identifikuar iranianët që ndodhen në paraburgim nga Agjencia e Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE) dhe për t’u bërë presion atyre që të kthehen në Iran.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




