Hamilton përsëri kundër Leclerc: Agresiv! E ka bërë edhe me Vettel e Sainz, do flasim me skuadrën

Formula 1 | 2 orë më parë

Piloti anglez nuk i zbut polemikat me francezin pas përplasjes në Meksikë: “Jam ende i frustruar. Charles është prej 8 vitesh te Ferrari dhe e respektoj këtë aspekt, duke punuar në harmoni”.

Akulli mes tyre duket se nuk do të shkrijë lehtë. Lewis Hamilton nga Interlagos në Brazil, ku zhvillohet gara e radhës, ka sulmuar përsëri shokun e skuadrës, Charles Leclerc, pas asaj që ndodhi në Meksikë, ku fitorja e Ferrari-t u kompromentua nga përplasja mes dy pilotëve.

Leclerc mungonte në “media day” të Interlagos, sepse u kthye në Europë, pasi është bërë baba. Piloti francez është akuzuar nga kolegu britanik se është shumë agresiv në nisje. Pyetjes në lidhje me këtë temë, Hamilton iu përgjigj:

“Po, mendoj se është shumë agresiv kur më sulmon në pistë. Nuk mund të them më shumë. Në Singapor ishte në brendësi, kur sulmoi Verstappen, pastaj u tërhoq. Ishte shumë ndryshe në Meksikë. Po të shikoni shokët e mëparshëm të skuadrës, ka bërë të njëjtën gjë me Vettel dhe Sainz”.

Hamilton citoi sërish shokët e mëparshëm të skuadrës të Leclerc, siç bëri të dielën e kaluar në konferencë shtypi, kur mori shembull spanjollin për një argument ende të pasqaruar. “Jam ende i frustruar, – u shpreh Lewis – do të flasim me skuadrën kur të jetë koha.

Fred është kthyer në Europë me skuadrën. Dhe Charles është me familjen e tij. Por do të flasim patjetër, sepse në Meksikë kishim rastin të fitonim për skuadrën, mund të bënim dopietë me lehtësi. Duhet të punojmë që kjo gjë të mos ndodhë përsëri”.

Në fund Hamilton foli për raportin që Leclerc ka me skuadrën, ku bën pjesë prej kohësh: “Janë 8 vjet dhe është i integruar me skuadrën. E dija që do të ishte një sfidë. E kam respektuar gjithmonë këtë aspekt. Kma punuar që të ndërtoj një raport të mirë me Charles, të jemi në harmoni. Dua gjithmonë që të më respektojnë. Nuk është e lehtë të futësh një person si unë në skuadër, sepse jam shumë këmbëngulës për ndryshimin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme