Turizmi kulturor, Gonxhja: 300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës gjatë 10 muajve të parë të vitit

Aktualitet | 14 minuta më parë

Kalaja e Gjirokastrës ka pritur 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar–tetor 2026. Shifra është bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, numri i vizitorëve është rritur me 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat nga vizitat në këtë monument të trashëgimisë kulturore kanë shënuar një rritje prej 10,5%.

Gonxhja thekson se Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një prej destinacioneve të rëndësishme turistike në vend, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj të interesuar për historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

“300,000 VIZITORË NË KALANË E GJIROKASTRËS! Gjatë periudhës janar–tetor 2026, plot 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zbuluar madhështinë, historinë dhe trashëgiminë e këtij monumenti ikonik. Një sukses që shënon 6,5% më shumë vizitorë dhe 10,5% më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar!”, shkruan ministri Gonxhja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme