KE vlerëson bankën e Shqipërisë, progres në pavarësinë monetare, përafrim me standardet evropiane

Ekonomi | 1 orë më parë

Miratimi i ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë shënon një hap të rëndësishëm drejt përafrimit me standardet evropiane në fushën e politikës monetare.

Në Progresraportin 2026, Komisioni Evropian vlerëson forcimin e garancive për pavarësinë e vendimmarrjes monetare dhe përmirësimin e qëndrueshmërise se sektorit bankar. Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, shpjegon rëndësinë e këtyre vlerësimeve dhe kushtet ekonomike në të cilat ato vijnë.

“Ka pasur një rritje të suksesit financiar dhe monetar në Shqipëri. Ka pasur një ulje të kredive të dëmtimit i cili ka arritur në nivel 3.8%. Kjo si një sinjal është i fortë i një kontrolli dhe mirëmenaxhimi nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër ka pasur një avancim edhe drejt një lloj tjetër të Bankës së Shqipërisë.”

Sipas Danajt, vlerësimi i Komisionit Evropian pasqyron jo vetëm ndryshimet ligjore, por edhe një marrëdhënie më korrekte ne financimin e sektorit publik.

“Normalisht qeveritë kanë nevojë për financime, por kjo do t’i detyrojë qeveritë që të një pjesë të mirë të këtyre financimeve ta marrin pikërisht nga projektbxhetet. Pra, i detyron në një mirëmenaxhim të të gjithë parave të qytetarëve.”

Politika e ndjekura, sipas ekspertit, kanë ndikuar në forcimin e rezervës valutore, ndërsa përafrimi me politikat e Bankës Qendrore Evropiane kontribuon në garantimin e stabilitetit financiar dhe monetar.

“Ligji i ri e detyron ose edhe me sugjerimin e Bashkimit Europian një rritje të rezervave. Këto japin një lloj garancie dhe stabiliteti financiar dhe monetar vendit. sepse po t’i shikojmë në të gjithë Bashkimin Europian, pavarësisht se bankat qendrore e kanë humbur autonominë duke pasur një monedhë të përbashkët, janë mbrapa me garancë e investimeve dhe pjesës së politikës monetare dhe financiare të shteteve.

Progres Raporti evidenton gjithashtu modernizimin e sistemit të pagesave, përmes transfertave më të shpejta dhe efikase, uljes së kostove të pagesave ndërkufitare dhe zhvillimit të infrastrukturës elektronike. Paralelisht, forcimi i mbikëqyrjes synon të garantojë më shumë siguri dhe qëndrueshmëri në sistemin financiar.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme