Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që sanksionon të dhjetë gjigantët rusë të naftës

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që vendos sanksione ndaj të dhjetë prodhuesve kryesorë të naftës në Rusi, në kuadër të një pakete të re masash shtrënguese.
Sipas njoftimeve zyrtare, sanksionet e reja përfshijnë kompaninë “Slavneft”, si dhe një projekt të madh të gjigantit “Rosneft” në Arktik. Në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Dublin, bëhet me dije se kjo lëvizje ka për qëllim të “rrisë presionin” mbi Moskën.
Lidhur me këtë vendim dhe zhvillimet e fundit diplomatike reagoi edhe kryeministri britanik, Andy Burnham, i cili po merr pjesë në punimet e samitit. Ai theksoi domosdoshmërinë e vijimit të masave ndëshkuese pavarësisht zhvillimeve në tryezën e negociatave.
“Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë bërë përparim, por tani nuk është koha për të pushuar”, deklaroi Burnham.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




