Buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Kulturë | 10 minuta më parë

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, nën drejtimin e kryetares Ina Zhupa, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në fokus të rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” lidhur me fondet e parashikuara për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Për të prezantuar nevojat financiare dhe projektet e institucionit, në seancën dëgjimore ishin të ftuar drejtuesit kryesorë të QKK-së, konkretisht kryetari Jonid Jorgji, drejtorja e Drejtorisë së Projekteve, Rina Plaku, si dhe përgjegjësja e Sektorit të Financës, Matilda Ruçi.

Në mbledhje morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Ministria e Financave, drejtori i Analizës dhe Programimit Buxhetor, Gentian Opre, dhe përgjegjësja e Sektorit të Programimit Buxhetor, Ina Dhaskali, për të adresuar aspektet teknike të alokimit të fondeve.

Punimet e komisionit vijuan me seancën e pyetjeve dhe diskutimeve mes deputetëve dhe të ftuarve, duke u ndalur te kërkesat konkrete të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe mbështetja financiare e parashikuar në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme