Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren

Aktualitet | 21 minuta më parë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Rrilës në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore të moshuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës. Automjeti që drejtohej nga shtetasi me inicialet N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.

Menjëherë pas përplasjes, e moshuara është transportuar në spital, ku aktualisht “ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Policia bën me dije se ndaj 30-vjeçarit, drejtuesit të automjetit, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje “për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme