LIVE Shqipëri-Finlandë 0-0, Muçi rrezikon nga distanca

Kombëtarja | 23 minuta më parë

22’ – Rastet ndjekin njëri tjetrin, në pozicion goditja shfaqet Asllani, por është përsëri portieri Hradecky që shpëton finlandezët.

21’ – Një top i humbur nga finlandezët u jep mundësinë kuqezinjve të ndërtojnë një aksion të rrezikshëm, por goditja e Muçit nga distanca është pritur nga Hradecky.

18’ – Laçi dhe Pilo shfaqen në një tjetër aksion të rrezikshëm në zonën e finlandezëve, por vonohen në finalizim duke i dhënë mundësi kundërshtarit të evitojë rrezikun.

10’ – Finlandezët shfaqen rrezikshëm me anë të Kallman, i cili godet me kokë, por pa arritur të gjejë drejtimin e duhur.

2’ – Aksion i rrezikshëm i kuqezinjve, Pilo shërben për Laçin, por gjuajtja e mesfushorit nuk është në kuadrat.

Ka nisu sfida mes Shqipërisë dhe Finlandës në “Air Albania”, e vlefshme për raundin e pestë të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme