Kompania ajrore dhuratë udhëtuesve fanellën retro të Greqisë që fitoi “Euro 2004”

Plot 22 vite më vonë Adidas ka rihedhur në shitje fanellën me të cilën Greqia bëri ëndrrën realitet duke fituar Euro 2004. Kompania gjëermane e veshjeve sportive, e cila është sponsore teknike e kombëtares helene të futbollit, ka ripropozuar fanellën me të cilën Greqia arriti të surprizonte në turneun e mbajtur në Portugali.
Të gjithë pasagjerët e fluturimit A3720 të cilët u nisën nga Athina me destinacion Lisbonën kur u futën në avion gjetën një surprizë që i priste në sediljet respektive pasi Adidas dhe kombëtarja greke e futbollit u kishte dhuruar një fanellë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




