Kontrolli Doganor i Transportit të Karburanteve, E-Seals synon parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme gjatë transportit

Ekonomi | 7 minuta më parë

Transporti i karburanteve në vend do të monitorohet përmes një sistemi të ri plumbçash elektronike që synon të forcojë kontrollin por edhe të luftojë kontrabandën dhe evazionin fiskal.

Sistemi i ri do të aplikohet në të gjitha autocisternat që transportojnë hidrokarbure dhe përmes plumbçave. elektronike mundohet edhe gjurmimi i lëvizjes se tyre, nga hyrja në territorin shqiptar deri në dalje nga vendi ynë.

Gjatë inspektimet në Porto Romano, Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se mekanizmi i ri do të lehtësojë procedurat për operatorët ekonomike si dhe do të ulë kostot operacionale të administratës doganore.

E para, mbrojtjen e të ardhurave publike. E dyta, rritjen e eficiencës për operatorët ekonomikë. E treta, uljen e kostove operacionale për doganat, të cilat do të duhet të shoqëronin botet përgjatë gjithë territorit shqiptar. Dhe e katërta, luftën kundër evazionit dhe kontrabandës që ndodh brenda territorit shqiptar.

“I gjithë sistemi i ri që po prezantohet në procesin e tranzitit të hidrokarbureve nëpërmjet territorit të Shqipërisë sjell katër avantazhe kryesore”, u shpreh ministri i Financave.

Sistemi e-Seals, që do të aplikohet në autocisternat që transportojnë hidrokarbure duke mundësuar gjurmimin e tyre nga pika e nisjes deri në destinacion, shënon një risi në kontrollin doganor të këtij sektori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme