Peskov: Paaftësia e Evropës për të marrë vendime e shtyn Rusinë drejt zgjidhjeve me forcë

Europë | 37 minuta më parë

Kremlini ka lëshuar një paralajmërim të hapur se Rusia do t’i drejtohet përdorimit të forcës për të realizuar objektivat e saj, nëse nuk krijohet një hapësirë apo perspektivë për arritjen e një marrëveshjeje me Evropën. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Sipas Peskov, në rast se Bashkimi Evropian nuk shfaq vullnet për paqe, çdo përpjekje apo diskutim për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe për arkitekturën e re të sigurisë në bllok bëhet i pakuptimtë. Ai e ka vënë theksin te mungesa e unitetit brenda vendeve anëtare, duke vlerësuar se evropianët “thjesht nuk mund të marrin vendime të caktuara në kohën e duhur sepse janë të përçarë”, fakt i cili, sipas tij, “ngadalëson çdo proces”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme