Qendra shëndetësore e Torovicës kërkon ndërhyrje, mungojnë kushtet higjeno-sanitare

Shëndet | 6 minuta më parë

Qendra Shëndetësore e Torovicës në Lezhë, që u shërben rreth 1 mijë banorëve, paraqitet në gjendje të amortizuar. Lagështira në mure, suvatë e dëmtuara dhe mungesa e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare vështirësojnë ofrimin e shërbimit shëndetësor dhe punën e personelit.

Banorët thonë se kjo situatë vijon prej vitesh dhe shprehen të shqetësuar për kushtet në të cilat marrin shërbimin shëndetësor, duke ngritur pikëpyetje edhe për rrezikun e infeksioneve.

“Vetëm qendër shëndetësorë nuk mund t’i thuash. Është me lagështinë. Është shqetësim për për. Kështu si e keni parë nuk është e mirë. S’ka kurrëfarë lloj kushtesh. Vjen personeli këtu por s’ka ku punon. Shërbimi është i mirë. Faleminderit doktorëve që na kanë shërbyer”, thonë banorët e zonës.

Ndërkohë, rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore të Torovicës pritet të realizohet nga Bashkia Lezhë, përmes donacioneve. Rreth dy vite më parë është ndërhyrë në riparimin e çatisë së godinës, por problematikat e tjera vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme