Gjermania, “leksion” Holandës

Në Berlin, Gjermania nuk bëri asnjë gabim në ndeshjen e saj më të rëndësishme, duke mposhtur Holandën 5-0 dhe duke siguruar një vend në çerekfinale si skuadra e renditur e para (me Holandën dhe Greqinë të barabarta me 11 pikë).
Holanda e nisi mirë, por gjermanët shpejt morën kontrollin e ndeshjesm Scherhant fillimisht goditi shtyllën dhe më pas shënoi. Në pjesën e dytë, Gjermania përshpejtoi dhe vulosi fitoren në pesë minuta falë golave të Wirtz dhe Schlotterbeck. Wirtz thelloi rezultatin, ndërsa Gruda mbylli të gjitha llogaritë. Gjermanët dhe holandezët u kualifikuan.
Në ndeshjet e tjera, fitorja 1-0 e Greqisë kundër Serbisë nuk ishte e mjaftueshme. Zvicra e pati të lehtë, duke mposhtur Skocinë 4-0. Sllovenia u kualifikua pas një fitoreje 3-0 me Maqedoninë e Veriut.
NDESHJET:
GJERMANI-HOLANDË 5-0
Shënues: 41′ Scherhant, 60′ e 71′ Wirtz, 65′ Schlotterbeck, 78′ Gruda
GREQI-SERBI 1-0
Shënues: 69′ Masouras
MAQEDONIA E VERIUT-SLLOVENI 0-3
Shënues: 29′ e 90’+1′ Sturm, 66′ Zec
ZVICËR-SKOCI 4-0
Shënues: 22′ aut. Ferguson, 47′ Ballet, 51′ Sanches, 89′ Amdouni
ISHUJT FAROE=MOLDAVI 1-0
Shënues: 24′ Samuelsen
KAZAKISTAN-SLLOVAKI 2-2
Shënues: 29′ Chesnokov (K), 56′ Bozenik (S), 65′ Vorogovskiy (K), 90’+5′ Kapralik (S)
ESTONI-BULLGARI 2-1
Shënues: 8′ Kristal (E), 45’+1′ Kovachev (B), 60′ Palumets (E)
ISLANDË-LUKSEMBURG 3-0
Shënues: 25′ Willumsson, 37′ pen. Gudjohnsen, 50′ Ellertsson
GJIBRALTAR-MALTË 1-1
Shënues: 19′ Shaë (M), 81′ Richards (G)
LITUANI-LIHTENSHTEIN 2-1
Shënues: 16′ Jankauskas (LIT), 50′ rig. Ruzgis (LIT), 60′ Sele (LIE)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



