Moti/ Dita e sotme me vranësira kalimtare, reshjet e shiut prezente në disa zona

Ditën e sotme (17 nëntor) vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje. Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




