Alarmi i emergjencës në televizionet dhe radiot e SHBA-së, FEMA dhe FCC njoftojnë se është test rutinë i planifikuar prej shtatorit

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) po zhvillojnë të martën pasdite një test të planifikuar në shkallë kombëtare të Sistemit të Alarmit të Emergjencave (EAS) në Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga FCC-ja, ushtrimi ishte parashikuar të niste rreth orës 14:20 ET përmes transmetimeve televizive dhe radiofonike në të gjithë vendin. Agjencia bëri me dije se mesazhi i testimit është përshtatur në përputhje me kërkesat federale të aksesueshmërisë, ndërsa caktoi datën 3 dhjetor si afat rezervë në rast se procesi nuk mund të përmbyllet plotësisht gjatë ditës së martë.
Sqarimi i autoriteteve për publikun
Për të shmangur çdo paqartësi apo shqetësim te qytetarët, zyrtarët federalë sqaruan se ky testim ishte njoftuar publikisht që në muajin shtator si pjesë e procedurave rutinë të gatishmërisë për emergjencat kombëtare.
Në këtë kontekst, institucionet nënvizuan se çdo sinjal alarmi që shfaqet në ekranet televizive apo në stacionet radiofonike në orën 14:20 ET është ekskluzivisht pjesë e këtij ushtrimi të programuar dhe “nuk ka lidhje me valën e fundit të ndërprerjeve të teknologjisë dhe rrjetit që prekin agjencitë federale dhe kompanitë private”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




