Historia jonë!

Përgjatë zhvillimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Radio Tirana transmetonte për një kohë të kufizuar prej 1 orë e 30 minutash në ditë. Dëgjuesit potencialë ishin të paktë, pasi numëroheshin rreth 3000 aparate marrëse të shpërndarë në popullatë. Nga ndërtesa e çliruar e Radio Tiranës, valët radiofonike përcollën nga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” më 28 nëntor 1944, manifestimin e parë të zhvilluar në kryeqytetin e çliruar.

Duke filluar nga viti 1944, pajisja e familjeve shqiptare me një aparat radioje u rrit ndjeshëm në mënyrë të pandërprerë dhe për rrjedhojë, në vitin 1960 numri i dëgjuesve arriti në 400.000.

Transmetimi ishte shtrirë në 18 orë në ditë. Ndërkohë, krahas radios kombëtare, operonin në vend për një orar prej 4 orësh edhe 4 radio lokale: në Shkodër, në Kukës, në Korçë dhe në Gjirokastër.

Ndërkaq, valët e radios kombëtare synonin si audiencë edhe dëgjuesit e huaj. Kështu, transmetimi u diversifikua në gjuhët e vendeve fqinje, në anglisht dhe në frëngjisht. Qëllimi i transmetimit në territorin vendas dhe të huaj ishte thellësisht i ndikuar nga doktrina e regjimit të kohës, që impononte një agjendë propaganduese.

Nisja e transmetimit të parë televiziv në Shqipëri, daton më 26 prill 1960. Fillimisht, transmetimet direkte ishin të kufizuara për një fashë prej 3 orësh në 2 ditë të javës. Mandej, në vitin 1965, prania e ekranit shqiptar u dyfishua me 4 ditë transmetimi gjatë javës derisa në mënyrë graduale, programi televiziv u bë ditor.

Tematikat që trajtoheshin ishin të larmishme, duke përfshirë informimin mbi aktualitetin vendas dhe ndërkombëtar, realizimet kinematografike dhe aktivitetet kultore. Asokohe, transmetimet kryheshin përmes sistemit “PAL” dhe ishin bardhë e zi, gjersa në vitin 1981 do të nisin në një përqindje të ulët transmetimet me ngjyra.

Në veprimtarinë e tij, Radiotelevizioni shqiptar synonte të ruante marrëdhënie bashkëpunimi me si vëllezërit e disa vendeve, siç ishin: Turqia, Algjeria, Greqia, Italia, Franca, Suedia, Irani, Egjipti, Siria etj.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtuesit e RTSH ndër vite

  1. 2025

    Eni Vasili
    Drejtore e Përgjithshme RTSH
    Aktualisht
  2. 2023

    Alfred Peza
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  3. 2021

    Enkelejd Joti
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  4. 2021

    Martin Leka
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH (i komanduar)
  5. 2016

    Thoma Gëllçi
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  6. 2014

    Martin Leka
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH (i komanduar)
  7. 2006

    Petrit Beci
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  8. 2002

    Artur Zhej
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  9. 1999

    Eduard Mazi
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  10. 1998

    Ardian Klosi
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  11. 1997

    Albert Minga
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  12. 1995

    Bardhyl Pollo
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  13. 1992

    Skënder Buçpapa
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  14. 1992

    Agron Çobani
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  15. 1991

    Fatmir Kumbaro
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  16. 1988

    Sefedin Çela
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  17. 1980

    Marash Hajati
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  18. 1976

    Çajup Rusmali
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  19. 1974

    Thanas Nano
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  20. 1972

    Todi Lubonja
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  21. 1967

    Thanas Nano
    Drejtor i Përgjithshëm RTSH
  22. 1963

    Thanas Nano
    Drejtor i Radio Tiranës
  23. 1946

    Petro Kita
    Drejtor i Radio Tiranës
  24. 1938

    Gjergj Bubani
    Drejtor i Radio Tiranës

Standardet Editoriale dhe Profesionale të Radio Televizionit Shqiptar

1.1 SAKTËSIA

Integriteti i programit audioviziv varet shumë nga saktësia e tij. RTSH është e angazhuar të garantojë se çdo material programor, që do ti përcillet publikut, do të paraqitet saktësisht dhe në kontekstin e tij.
RTSH garanton se të gjitha programet që përmbajnë editoriale, analiza, komente dhe këndvështrime të ndryshme, do të vlerësohen sipas së njëjtave standarde që karakterizojnë raportimin e lajmeve.
Mesazhi i transmetuar duhet të pasqyrojë faktet dhe nuk mund të jetë çorientues apo i pavërtetë.
Gazetari ka për detyrë të mbledhë informacionet me kujdesin e duhur, t’i verifikojë ato dhe t’u kushtojë vëmendje për t’i shprehur në stilin letrar të gjuhës shqipe ose të një gjuhe të minoriteteve.
Gjatë raportimit mbi çështjet aktuale dhe persona realë duhen shmangur teknikat e realitetit virtual, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë i shërben mesazhit dhe mbrojtjes së të drejtave personale.
Informacioni i pavërtetë mund të shkatërrojë besueshmërinë e RTSH-së. RTSH është një instrument jashtëzakonisht i fuqishëm, ndaj asnjëherë nuk duhet të përdoret si mjet manipulimi për qëllime
të caktuara, të ndikojë apo të ndryshojë zhvillimin e ngjarjeve, në raport me audiencën. Krijuesit/autorét e programeve apo emisioneve nuk duhet të përdorin teknika të tilla që mund ta manipulojnë atë që, në fakt, ndodh në realitet. Shpejtësia në raportim nuk duhet të marrë përparësi mbi saktësinë. Gazetarët nuk duhet të publikojnë kurrë hamendjet e tyre, nëse mendojnë se ka ndodhur diçka, duhet ta hulumtojnë plotësisht dhe të kontrollojnë të gjitha faktet përpara transmetimit. Redaktorët duhet t’i lexojnë të gjitha informacionet për t’u siguruar që ato janë të vërteta. Gazetarët duhet të kërkojnë të paktën dy burime të pavarura për të konfirmuar çdo fakt.
Duhet të bëhet e qartë nëse informacioni bazohet në një burim të vetëm apo nëse vetë gazetari është burim i dorës së pare (dëshmitar apo ka dëshmuar lidhur me ngjarjen). Burimet duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në thashetheme. Është më mirë që kontakti të jetë i drejtpërdrejtë me burimin, sesa me anë të telefonit apo forma të tjera komunikimi. Burimet anonime duhen përdorur vetëm në kushte dhe në rrethana të jashtëzakonshme dhe vetëm pasi gazetarët të jenë bindur për
vërtetësinë, origjinalitetin dhe vlefshmërinë e burimit. Për të sqaruar situata të ndërlikuara ligjore mund të përdoren burimet politike apo ekonomike, duke i prezantuar qartë dhe me gjuhën e duhur.
Edhe nëse informacioni duket se ka ardhur nga një website I besueshëm, ai duhet të verifikohet me burimet e informacionit. Citimet duhen përdorur në kontekstin që janë thënë. Kur një citim është i përkthyer duhet të verifikohet saktësia e përkthimit. Të gjitha format e interpretimit duhet të shmangen. Citimi duhet t’i atribuohet personit që është cituar dhe nuk prezumohet të jetë fakt.

1.2 PAANËSIA

Paanësia është një vlerë themelore e të gjitha programeve të Radiotelevizionit Shqiptar, misioni i të cilit është informimi objektiv i publikut. Mesazhet e transmetuara nuk duhet të jenë çorientuese për publikun. RTSH nuk do të marrë në konsideratë asnjë program ose material, nëse vihet re se përmbajtja e tyre ka fakte të trajtuara në mënyrë të njëanshme dhe manipuluese apo fakte të padokumentuara dhe pasaktësi. Raportimi duhet të jetë i paanshëm,i plotë dhe mirëinformues.
Faktet dhe pikëpamjet duhet të përcillen dhe të prezantohen në mënyrë të baraspeshuar. Raportimi duhet të marrë parasysh të gjithë personat, institucionet, çështjet dhe ngjarjet në mënyrë të
paanshme dhe etike. Paanësia në programet e aktualitetit nuk mund të sigurohet nga një bilanc i thjeshtë aritmetik, që peshon qëndrimet me kundërqëndrimet, por me një paraqitje të plotë të rrethanave, që kanë shkaktuar këto (kundër)qëndrime. Gjithsesi, kërkesa për paanësi nuk mund të barazohet me neutralitetin e plotë në çdo lajm. Një gazetar mund të shprehë një gjykim profesional, në bazë të fakteve që kanë lidhje me çështjen, por jo një mendim personal, që shpreh pikëpamje të njëanshme për çështjen. Krijuesit e programeve të radios dhe televizionit (punonjësit dhe të
ftuarit) nuk mund të fshehin ose të shpërfillin informacione, me të cilat ata personalisht nuk pajtohen. Për çdo rast, duhet t’u referohen eprorëve. RTSH ndalon çdo material që, bazuar në gjykimin e këtij
institucioni, i trajton njerëzit apo opinionet e tyre qëllimisht në mënyrë të diferencuar, si dhe duhet t’i shmanget çdo gjëje, që do të shkaktonte një dyshim të arsyeshëm lidhur me paanësinë e gazetarit apo të transmetuesit publik. RTSH duhet të shmangë raportimin që do të krijonte idenë se gazetari apo transmetuesi janë nën ndikimin e ndonjë grupi të caktuar, qoftë ai i natyrës ideologjike, politike, financiare, sociale, fetare apo kulturore. RTSH u garanton personave apo institucioneve të kritikuara të
drejtën për t’u kundërpërgjigjur.

1.3 INTEGRITETI EDITORIAL

Të gjithë punonjësit e RTSH-së janë përgjegjës për reputacionin e institucionit. Reputacioni i Radiotelevizionit Shqiptar mbështetet fort në besimin e publikut për integritetin editorial të përmbajtjes së programeve audio dhe audiovizive, si dhe në procesin e prodhimit dhe transmetimit. Për të ruajtur këtë besim, RTSH është përgjegjës për mbrojtjen e veprimtarisë krijuese dhe editoriale nga presioni politik ose ndikimi i papërshtatshëm nga reklamuesit apo burime të tjera. RTSH do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që përmbajtja e programeve audio dhe audiovizive, që përcillet në publik, të plotësojë me rigorozitet standardet editoriale të strukturuara për të siguruar integritetin e institucionit.

1.4 KONTROLLI I FAKTEVE

Gazetarët dhe redaktorët e RTSH-së duhet të respektojnë rregullin bazë profesional: kontrolli i të gjitha fakteve para se të dalin në transmetim. Nëse nuk është i mundur verifikimi, atëherë duhet
të deklarohet burimi nga është marrë informacioni. Nëse burimi është i besueshëm, por nuk dëshiron të bëhet publik, atëherë mund të përdoren disa fraza, të tilla si: «nga burime të besueshmer; «nga burime të verifikuara»; «nga burime të mirinformuara»; «nga burime diplomatike, «nga burime të afërta me…» etj. Programet e RTSH-së, si rregull, duhet të shmangin përdorimin e frazave të tipit: «thuhet se…»; «flitet se…»; kemi dëgjuar se…» etj. Kujdes i veçantë duhet treguar kur përdoren burime të paautorizuara nga interneti. Interneti lejon qasje të pakufizuar dhe përdorimi i të dhënave të paverifikuara mund të çojë në keqinformimin e publikut. Para se të transmetohen përmbajtje të paautorizuara nga internet duhet të kontrollohen të gjitha faktet. Nëse përdoret një burim I paautorizuar nga interneti, gjithsesi, ai duhet të jetë i theksuar qartë si i tillë. Aty ku është e mundur duhet identifikuar burimi i faqes dhe autorësia e materialeve (jo çdo faqe që duket zyrtare mund të jetë e vërtetë). Redaktorët duhet të kenë të gatshme një listë faqesh të identifikuara si burime të besueshme informacioni. Burimet gjithmonë duhet të verifikohen, veçanërisht kur kemi të
bëjmë me ato që përdoren për herë të parë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet bisedave telefonike ose duke takuar njerëzit që janë të përfshirë në marrjen e informacionit. Për verifikimin e burimit nuk duhet të përdoret email ose ndonjë formë tjetër e komunikimit virtual, përveç rasteve kur garantohet verifikimi i identitetit të burimit dhe informacionit që ofrohet. Kur gazetari merr informacione të ndryshme duhet të gjendet një burim tjetër që ose ta miratojë ose ta hedhë poshtë këtë informacion. Të gjitha burimet e informacionit duhet të jenë të qarta për publikun, përveç rasteve kur burimi kërkohet të jetë anonim, por gazetari ia njeh vlerën.

1.5 BESUESHMËRIA

Në shoqërinë demokratike, besueshmëria është një nga vlerat themelore të Transmetuesit Publik.
RTSH garanton se asnjë material nuk do të lejohet të përmbajë manipulim të ndërgjegjshëm të fakteve apo përzgjedhje të tyre me qëllim propagandimi Programet e transmetuara duhet të ofrojnë shpjegimet përkatëse të ngjarjeve dhe çështjeve, që t’i mundësojnë publikut të krijojë përshtypjet e veta. Gazetarët dhe të gjithë krijuesit e tjerë të programeve radio dhe televizive të RTSH-së duhet të jenë të pavarur në punën e tyre. Ata duhet të ruajnë autonominë e profesionit të gazetarisë, si
edhe të të gjitha profesioneve të tjera, që ndihmojnë në realizimin e programeve të RTSH-së.
Programet e lajmeve duhet të ofrojnë pasqyrim të plotë të ngjarjeve dhe çështjeve, duke lejuar publikun të formojë pikëpamjet e tij. Besueshmëria kërkon që të gjithë ata që kontribuojnë në programet e radios dhe të televizionit ta shmangin solidaritetin publik me çdo lloj veprimi të partive politike apo shoqatave, shoqërive apo grupeve të tjera të interesit, si dhe grupeve të lobimit, solidaritet që mund të interpretohet si mbështetje ndaj njërës prej palëve, grupit të partive ose shoqatave.
Gazetarët e kanë të ndaluar të bëjnë plagjiaturë. Duhen cituar burimet e website-ve, gazetarët e tjerë apo organe të tjera të medias.

1.6 PËRGJEGJËSIA

Qëllimi kryesor i mbledhjes së lajmeve dhe transmetimit të tyre është që të sigurojë një qasje sa më të gjerë të mundshme dhe t’u japë mundësinë përdoruesve për të formuar opinionet e tyre për çështje të caktuara. Gazetarët dhe redaktorët nuk duhet të abuzojnë me pozitën e tyre duke përhapur lajme të rreme apo të manipuluara. Përgjegjësia përfshin edhe ndjeshmërinë që mund të tregohet apo
krijimin e një distance të caktuar nga materialet që shpërndahen nga agjencitë e marrëdhënieve me publikun, që synojnë krijimin e imazhit dhe famës për personalitete të caktuara. RTSH i raporton të gjitha ngjarjet në vend dhe jashtë tij, që janë të rëndësishme për publikun. Të njëjtat standarde dhe parime etike duhet të zbatohen edhe kur raportohen ngjarjet brenda RTSH-së.

1.7 QASJA PUBLIKE NDAJ PUNËS

Puna e gazetarit është publike. Gazetarët e RTSH-së duhet të punojnë në përputhje me këtë rregull. Atalato duhet të refuzojnë kategorikisht çdo përpjekje, nga çdo institucion apo individ, për të
kufizuar aksesin publik të punës së gazetarit ose përpjekjet për ta përdorur atë për interesa të caktuara, që bien ndesh me parimin e lirisë dhe pavarësisë së profesionit të gazetarit. Fshehtësia e burimeve, e rekomanduar nga Këshilli i Europës, duhet respektuar, me përjashtim të rasteve kur kjo gjë mund të vërë në rrezik jetën apo sigurinë e individëve (për shembull në rastet e paralajmërimeve për bomba apo zjarr, rrëmbim apo kërcënime të kësaj natyre) ose në rastet kur redaktorët dhe gazetarët duan të fshehin veprimet kriminale të individëve, grupeve apo organizatave të ndryshme.

1.8 PAVARËSIA
Standardi i pavarësisë respektohet në RTSH dhe shtrihet përtej idesë që lajmi apo informacioni duhet të jetë neutral. Gazetarët, në asnjë rast, nuk duhet të krijojnë përshtypjet e tyre në bazë të paragjykimit apo të lejojnë vënien në pikëpyetje të integritetit të tyre profesional. Gazetarët duhet t’i përmbahen, në çdo situatë, parimit të autonomisë dhe të pavarësisë së programeve të RTSH-së, duke u mbështetur në parimet editoriale dhe standardet profesionale, të miratuara nga Këshilli Drejtues i RTSH-së. Edhe në rastet kur programet e RTSH-së janë bashkëprodhime apo prodhime të palëve të treta (buxheti i shtetit, sponsorët), RTSH duhet të ruajë pavarësinë e saj editoriale në përgatitjen e këtyre programeve. Edhe këto programe janë subjekt i standardeve profesionale dhe etike të këtij kodi. RTSH pranon qasjen që një informacion i caktuar të konsiderohet i pavarur apo i paanshëm, me kusht që të jetë e qartë se nga vjen informacioni dhe cilat janë të dhënat e përdorura, për të arritur në konkluzione të caktuara. Raportimi për çështje që kanë kundërthënie është thelbi i mbrojtjes së interesit publik. Për këtë arsye, asnjë strukturë editoriale nuk duhet ta pengojë raportimin e çështjeve të tilla.

1.9 NDERSHMËRIA NË RAPORTIM

Në raportimet e tyre, gazetarët dhe redaktorët e RTSH-së duhet të respektojnë integritetin e individëve dhe të drejtën e tyre për privatësi. Personave të kritikuar ashpër në programet e RTSH-së,
në rastin më të parë të mundshëm, duhet t’u jepet mundësia për t’u përgjigjur. Reagimi duhet të transmetohet në të njëjtin program, në të njëjtën orë. Koha e përgjigjes duhet të jetë e barabartë me kohën e kritikës. Reagimet që tejkalojnë këtë kuadër mund të refuzohen nga redaktorilpërgjegjësi i programit. Asnjë lajm apo program nuk mund të konsiderohet si i drejtë nëse: nuk përfshin të gjitha faktet të rëndësishme, Përfshin fakte të parëndësishme dhe shpërfill ato më të rëndësishmet,
padashur apo me qëllim mashtron shikuesit dhe dëgjuesit, gazetarët përdorin shprehje ose skema që tregojnë anësi të tyre. RTSH ka standarde të larta profesionale. Është objektiv i këtij institucioni që këto standarde të jenë njëkohësisht standardet e çdo bashkëprodhuesi të lidhur me të. RTSH ndalon transmetimin e çdo lloj programi nëse ka arsye të besohet se një operator mediatik i caktuar ka thyer normat bazë të sjelljes profesionale. Shembuj të sjelljes joprofesionale konsiderohen: përdorimi i materialeve të të tjerëve pa respektuar të drejtën, e autorit dhe të transmetimit, fabrikimi i informacionit ose mbledhja e tij nëpërmjet ryshfetit ose kanosjes, mungesa e humanizmit ndaj tragjedive apo zisë njerëzore, konflikte interesi të shfaqura nëpërmjet pranimit të ryshfeteve, dhuratave, favoreve, kompensimeve nga ata që mund të jenë të interesuar të ndikojnë në prodhimin e
programit.

1.10 GJUHA

RTSH duhet t’i kushtojë kujdes të veçantë gjuhës shqipe. Gjuha duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë, duke shmangur teprimet dhe paqartësitë. Drejtuesit e programeve, moderatorët dhe gazetarët (si edhe të gjithë krijuesit e tjerë të programeve, të punësuar dhe të pavarur) janë të detyruar të përdorin stilin letrar shqip dhe gjuhët e minoriteteve. Gazetarët duhet të përdorin gjuhën standarde gjatë leximit dhe kur moderojnë programe. Përdorimi i dialekteve është i pranueshëm vetëm nga persona të cilët nuk janë të punësuar nga RTSH apo në rastet me interes të veçantë shoqëror (të tilla si ruajtja dhe zhvillimi
i dialekteve të caktuara). Është i rekomandueshëm transmetimi i kontributeve nga autorë nga minoritetet, në gjuhën e tyre amtare, me titra në shqip. Në parim, programet e RTSH-së nuk lejojnë përdorimin e shprehjeve vulgare apo përdorimin e gjuhës që nuk është në përputhje me normat e pranuara shoqërore. Megjithatë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se pranimi publik në lidhje me shprehje të caktuara është në ndryshim të vazhdueshëm. Në rrethana të caktuara bëhen të pranueshme disa shprehje gjuhësore që, në situata të tjera, mund të shkaktojnë ankesa. Megjithatë, këto shprehje duhet të jenë në funksion të mesazhit që përcjell programi. Për më tepër, duhet të jetë e kuptueshme që shmangia e këtyre shprehjeve mund të cenojë cilësinë e programit

  • PDF Njoftim për hapjen e konkurrimit publik

    12 Shkurt, 2026 · PDF

    Në mbështetje të nenit 4 të rregullores “Për përdorimin e fondit të prodhimit të pavarur” të miratuar me vendimin nr. 66, datë 07.11.2016 të Këshillit Drejtues të RTSH, e ndryshuar me vendimin nr. 42, datë 23.11.2020 të Këshillit Drejtues të RTSH, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH shpall publikisht hapjen e konkurrimit publik për mbledhjen e projekteve nga subjektet e interesuara.

    Personi fizik ose juridik i interesuar duhet të paraqesë kërkesën në RTSH brenda datës 25.02.2026, deri në orën 16:00, nëpërmjet postës, në adresën:
    RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
    ose në postën elektronike: [email protected]

  • PDF Njoftim publik për Prodhimet e Pavarura

    12 Dhjetor, 2025 · PDF

    Radio Televizioni Shqiptar, në zbatim të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin publik për prodhimet e pavarura audiovizive.

    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën:
    RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
    ose në postën elektronike: [email protected]

    Aplikimet janë të vlefshme deri më 22 dhjetor 2025.

  • PDF Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Ribrandimi i RTSH”

    12 Dhjetor, 2025 · PDF

    Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), në funksion të përmirësimit të identitetit të tij visual dhe promovimit të një profile bashkëkohor në përputhje me misionin e tij si transmetues publik, fton studiot kreative, operatorët ekonomikë dhe profesionistët e fushës së dizajnit grafik dhe brandingut të marrin pjesë në konkursin public për ribrandimin e RTSH-së.

    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali” Nr.11, Tiranë; ose pranë postës elektronike: [email protected].

    Aplikimet janë të vlefshme brenda 29 dhjetor 2025.

  • PDF Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”

    25 Shtator, 2025 · PDF

    RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.

    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].

    Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 4 tetor 2025.

    Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.

  • PDF Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”

    6 Gusht, 2025 · PDF

    RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.

    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].

    Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 18 gusht 2025.

    Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.

  • PDF Njoftim për zhvillimin e fazës së dëgjimit të kandidatëve për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

    18 Prill, 2025 · PDF

    Në zbatim të neneve 102, pika 3 dhe 104 të Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe të Rregullores për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 15, datë 18.04.2025, vendosi të kualifikojë për fazën e dëgjimit të platformës zhvilluese 12 kandidatë, që kanë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

    Faza e dëgjimit do të zhvillohet në një seancë publike, ditën e mërkurë, më datë 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar, Rr. Ismail Qemali, Nr. 11, Tiranë.

    Secili kandidat do të ketë në dispozicion:

    • 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për paraqitjen e platformës;
    • 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për pyetje dhe përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

    Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes.

  • PDF Njoftim për shortin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2025

    9 Prill, 2025 · PDF

    Radio Televizioni Shqiptar njofton se në bazë të vendimit nr. 399 të datës 4 prill 2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të hidhet shorti për caktimin e kohës së transmetimit në radio-televizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025.

    Partitë politike parlamentare, që do të marrin pjesë në këtë short, janë:

    • Partia Socialiste e Shqipërisë
    • Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore
    • Partia Socialdemokrate

    Partitë politike joparlamentare:

    • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
    • Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    • Partia Lëvizja Bashkë
    • Partia Koalicioni Euroatlantik
    • Partia Mundësia
    • Partia Aleanca Demokracia e Re
    • Lëvizja Atdheu
    • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

    Shorti do të hidhet, ditën e enjte, datë 10 prill 2025, ora 13:00 pranë ambienteve të RTSH. Ftojmë të gjitha subjektet politike të lartpërmendura të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.

  • PDF Shpallet thirrja për garën e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

    1 Prill, 2025 · PDF

    Në mbledhjen e datës 01.04.2025, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, datë 22.12.2016 me Nr. 98/2016 “Për miratimin e Statutit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)” dhe Rregullores për Procedurën e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, të miratuar nga Këshilli Drejtues i RTSH me vendimin nr. 11, datë 01.04.2025, si dhe me vendimin nr. 13, datë 01.04.2025, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar shpall thirrjen për garën e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

    Ftohen për paraqitjen e kandidaturave të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore të parashikuara në nenin 10 të Statutit të RTSH-së dhe nenin 3 të Rregullores për Procedurën e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, si vijon:

    • të jetë shtetas/e shqiptar;
    • të ketë kryer arsimin e lartë;
    • një individ me ndjenjën më të lartë të integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;
    • të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet në pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
    • të dëshmojë njohje të sektorit publik audioviziv, misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane.

    Për të dokumentuar plotësimin e kërkesave të mësipërme, kandidatët duhet të paraqesin në zarf të mbyllur (me shënimin nga jashtë zarfit “Kandidaturë për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH”), dokumentacionin sipas kritereve të shpallura, brenda 14 ditëve pas publikimit të kësaj thirrjeje, ku përfshihen:

    a) Curriculum vitae të plotë;
    b) Dëshmi penaliteti;
    c) Platformë zhvilluese për Radio Televizionin Shqiptar, që përmban:
      • Strukturën programore dhe organizative të sistemit të RTSH-së në përmbushje të Deklaratës së Qëllimit;
      • Planin e menaxhimit për veprimtarinë prodhuese dhe financiare të këtij institucioni. Ky dokument duhet të jetë puna origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 11, me një njësi hapësirë mes rreshtave;
    d) Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet në pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
    e) Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Gjykatë, Prokurori);
    f) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
    g) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
    h) Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikti interesi, në përputhje me përcaktimet e nenit 104, pika 1, gërmat a) dhe b) dhe pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
    i) Çdo dokumentacion tjetër që shërben për të vërtetuar kërkesat e mësipërme.

    Kandidatët do t’i dorëzojnë dokumentet e tyre brenda 14 ditëve nga data e kësaj thirrjeje, deri në datën 15 Prill 2025 (brenda orarit zyrtar), në adresën:

    RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR
    Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11,
    1001, Tiranë, Shqipëri

    Ju bëjmë me dije se, në mbështetje të nenit 104 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet:
    a) Të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, të ketë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to, apo të ketë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;
    b) Të jetë person i lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik, apo të jetë person i lidhur me ndonjë licencë të dhënë për këto subjekte, si dhe të ketë pasur kontakte me persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve;
    c) Të kryejë ndonjë detyrë, veprimtari fitimprurëse ose të jetë i lidhur në ndonjë marrëdhënie punësimi të dytë gjatë kohës që është në detyrë;
    d) Të zgjidhet nga radhët e Këshillit Drejtues të RTSH-së;
    e) Të marrë udhëzime nga një grupim apo parti politike.

    Kandidatët që do të plotësojnë kriteret do të ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues, jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të kësaj thirrjeje.
    Kandidatët do të kenë në dispozicion 15 minuta për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta për pyetje.
    Seancat dëgjimore me kandidatët janë të hapura për median.
    Pas prezantimit, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje kandidatit.
    Pyetjet do të përqendrohen në vizionin dhe kompetencën e kandidatit:

    • Për rritjen e cilësisë së shërbimit publik të RTSH-së në shërbim të kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë edhe pakicat kombëtare;
    • Për rritjen e audiencës, duke zbatuar vlerat themelore të gjithëpërfshirjes, besueshmërisë, diversitetit, llogaridhënies, inovacionit dhe paanshmërisë.

    Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH duhet të shmangin komunikimet jozyrtare mes tyre, duke filluar nga data e shpalljes së kësaj thirrjeje deri në ditën e përfundimit të procesit për vlerësimin e kandidatëve.

    Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të bazohet dhe do të respektojë parimin e transparencës, mundësive të barabarta, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, bazuar në legjislacionin në fuqi.

    Këshilli Drejtues do të zgjedhë me votim të fshehtë Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së për një periudhë 5-vjeçare, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

    Këshilli Drejtues do të shpallë me vendim kandidatin fitues dhe do ta bëjë atë menjëherë të njohur për publikun.

  • PDF Njoftim për shprehje interesi për 1 (një) kandidat të brendshëm në Bordin e Administrimit

    2 Mars, 2025 · PDF
  • PDF Njoftim për hapjen e konkurrimit audioviziv për krijuesit e jashtëm

    2 Mars, 2025 · PDF
  • Njoftim për shpalljen e konkurrimit për pozicionin “Drejtor i Pergjithshëm i RTSH-së”

    2 Mars, 2025

    Këshilli Drejtues i RTSH-së shpall hapjen e konkurrimit për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar”.

    Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë aplikimet e tyre sipas kritereve të pasqyruara në faqen zyrtare te web-it RTSH.AL, seksioni “NJOFTIME”.

    Pranimi i kandidaturave do të kryhet brenda periudhës 10-ditore, duke filluar nga data 30.05.2023 deri më 08.06.2023.

    Kriteret e aplikimit

  • PDF UDHËZIM PËR MARRJEN E MASAVE ORGANIZATIVE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR GJATË GJENDJES SË PANDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19

    2 Mars, 2025 · PDF
  • Të mërkuren mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

    2 Mars, 2025

    Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryhet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe. AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë. Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencën në treg mes operatorëve audiovizivë.

  • PDF Njoftim për fillimin e procesit të konsultimit publik për kontratën e shërbimit të transmetimit publik

    14 Nëntor, 2022 · PDF
  • PDF Ftesë kandidaturave për Këshillin e Dëgjuesve dhe Shikuesve

    15 Nëntor, 2019 · PDF
  • PDF Njoftim për shtyp

    11 Shtator, 2018 · PDF

Sinjali

RTSH transmeton në 4 platforma Radio Televizive dhe në FM:

PLATFORMA 1 – Tokësor (DVB-T2)

Për ta ndjekur ju nevojiten:

  • Dekoderi DVB-T2 ose TV me dekoder të inkorporuar
  • Antena UHF
  • Televizor

Për të patur paketën e plotë të kanaleve duhet të bëni kërkim automatik, ose manual sipas frekuencave (numri i kanalit UHF) të mëposhtme:

QarkuTiranëDurrësElbasanBeratGjirokastërFierVlorëKorçëLezhëShkodërKukësDibër
Paketa RTSH474 MHz (21)474 MHz (21)490 MHz (23)506 MHz (25)514 MHz (26)522 MHz (27)490 MHz (23)650 MHz (43)650 MHz (43)530 MHz (28)514 MHz (26)610 MHz (38)
Kanalet lokale578 MHz (34)578 MHz (34)570 MHz (33)546 MHz (30)602 MHz (37)554 MHz (31)618 MHz (39)666 MHz (45)490 MHz (23)634 MHz (41)562 MHz (32)498 MHz (24)

Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet maksimal të rrjetit të RTSH duhet të drejtojne antenat sipas zonave:

  • Qyteti Tiranë – në drejtimet: Mali i Dajtit, Prezë (Maja e Rrabës) ose Lapidari në kodrat e Saukut kjo në varesi të fushëpamjes;
  • Qyteti Durrës dhe rrethinat e tij deri në gjirin e Lalzit – në plazhin e Durrësit si dhe në zonën e Shijakut  në drejtim të Kodrës Arapaj.
  • Kavajë, plazhi i Golemit dhe Rrogozhinë – në drejtim të Kryevidhit.
  • Vorë, Kamëz dhe Babrru – në drejtim të Majës së Rrabës (Prezë) ose Mali i Dajtit në varësi të fushëpamjes.
  • Fushë Krujë, Krujë, Fushë Kuqe dhe Laç – në drejtim të Kodër Ishmit, Malit Dajt ose Lapidarit në varesi të fushëpamjes.
  • Ndroq, Pezë – në drejtim të Malit Dajt, Lapidarit ose Sheshit në varësi te fushëpamjes.
  • Pas malit të Dajtit njësia administrative Zall Bastar – në drejtim të majës së malit Dajt.
  • Qyteti Vlorë – në drejtim të Zvernecit ose në drejtim të Shashicës (Kaninë).
  • Radhimë – në drejtim të majës së malit Llogarasë ose Zvërnec.
  • Orikum – në drejtim të majes së malit Llogarasë, Zvërnec ose Shashicë.
  • Peshkopi, Komuna Vllahinës, Sevaster, Selenice, Lapardha, Kocul, Poçëm – në drejtim të Trebloves dhe majes te Shashicës
  • Pas malit te Thanasë, Dukat, Dhërmi, Himarë, Vuno, Palasë – në drejtim të majës së malit Llogarasë.
  • Borsh, Qeparo, Lukovë – në drejtim të Shën Vasilit.
  • Në qytetin e Sarandës – në drejtim të Milesë ose Ksamilit.
  • Në zonën e Delvinës – në drejtim të Shen Vasilit ose Sopotit.
  • Në zonën e Ksamilit – në drejtim të Ksamilit
  • Delvinë – drejtimi i antenës drejt malit të Milesë
  • Gjirokastër – drejtimi i antenës drejt kodrës në Asim Zenel
  • Berat – drejtimi i antenës drejt malit Partizan Goricë 
  • Elbasan – drejtimi i antenës drejt kodrës Petresh
  • Pogradec – drejtimi i antenës drejt kodrës mbi Tushemisht
  • Korçë – drejtimi i antenës drejt Malit Moravë – Çardhak
  • Devoll – drejtimi i antenës drejt Malit Moravë – Çardhak
  • Peqin – drejtimi i antenës drejt kodrës në Gjuzaj
  • Rrogozhinë – drejtimi i antenës drejt kodrës në Gjuzaj
  • Lushnje – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ardenicës
  • Fier – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ligovunit ose kodrës së Ardenicës
  • Ballsh – drejtimi i antenës drejt Kodër Ballsh
  • Kukës – drejtimi i antenës drejt malit Tregtan
  • Shkodër – drejtimi i antenës drejt malit të Taraboshit
  • Lezhë – drejtimi i antenës drejt kodrës së Tyrbes
  • Laç – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ishmit
  • Krujë – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ishmit
  • Vau i Dejës – drejtimi i antenës mbi kodrën Zefjan në fshatin Bushat
  • Çervenakë – drejtimi i antenës mbi malin e Çervenakës
  • Tepelenë – drejtimi i antenës mbi fshatin Beçisht
  • Përmet – drejtimi i Mali i Bardhë, mbi fshatin Qilarishtë
  • Gramsh – drejtimi i antenës mbi kodrën e Kamaqit, përballë qytetit të Gramshit
  • Skrapar – drejtimi i antenës mbi kodrën Vërzhezhë, në veri të qytetit të Çorovodës
  • Kolonjë – drejtimi i antenës mbi kodrën Maja e Gorricës, Ersekë
  • Librazhd – drejtimi i antenës nga kodra në fshatin Librazhd Qendër
  • Dibër – drejtimi i antenës nga mali Arapaj

PLATFORMA 2 – Satelitor (DVB-S2)

Për ta ndjekur ju nevojiten:

  • Dekoderi DVB-S2 ose TV me dekoder të inkorporuar
  • Antena parabolë e drejtuar 16 gradë në Lindje.
  • Televizor

Të dhënat teknike për të kryer kërkimin:

Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East)

Frekuenca 12522 MHz

Symbol rate 10833 MS/s

FEC 3/5

Polarizimi Vertikal

Modulimi S2 8PSK.

Klikoni këtu për të pare mbulimin në të gjithë Europën.

Lista e kanaleve gjendet në dokumentin e mëposhtëm.

PLATFORMA 3 – WEB

Mund të ndiqni TV dhe Radio, live në çdo moment. Në kryefaqen www.rtsh.al

Si dhe në linqet e mëposhtme:

Linku për TV: https://tv.rtsh.al/

Linku për Radio: https://radio.rtsh.al/

Lista e kanaleve që transmetohen në WEB gjendet në dokumentin e mëposhtëm.

TRANSMETIMI FM

Pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë, mbulohet me sinjal FM. Shikoni skedarin (.kmz) për të verifikuar zonën ku ndodheni dhe antenën më të afërt të transmetimit. Frekuencat e transmetimit jepen në tabelën e mëposhtme.

Nr.VendvendosjaFrekuencaKanali
1Dajt99,5 MHzRadio Tirana 1
2Dajt95,8 MHzRadio Tirana 2
3Dajt101.2 MHzRadio Tirana Klasik
4Gllavë97 MHzRadio Tirana 1
5Mide96 MhzRadio Tirana 1
6Tarabosh91 MHzRadio Tirana 1
7Qafë-Prush100,7 MHzRadio Tirana 1
8Tregtan95.7 MHzRadio Tirana 1
9Tregtan100.4 MHzRadio Kukësi
10Pogaj101.7 MhzRadio Tirana 1
11Arapaj102.2 MHzRadio Tirana 1
12Çervenakë99,1 MHzRadio Tirana 1
13Çervenakë100,7 MHzRadio Tirana 2
14Çardhak91,7 MHzRadio Tirana 1
15Pepellash100.2MHzRadio Tirana 1
16Pepellash101.7 MHzRadio Korca
17Berat (Goricë)101,5 MHzRadio Tirana 1
18Petresh95,4 MHZRadio Tirana 1
19Ishem95,4 MHzRadio Tirana 1
20Lurth91.5 MHzRadio Tirana 1
21Zvërnec99.8 MHzRadio Tirana 1
22Shashicë103.9 MHzRadio Tirana 1
23Llogora88,3 MHzRadio Tirana 1
24Treblovë105 MHzRadio Tirana 1
25Himarë90.5 MHzRadio Tirana 1
26Gjirokastër Asim Zeneli100 MHzRadio Tirana 1
27Përmet100 MHzRadio Tirana 1
28Sopot107 MHzRadio Tirana 1
29Mile 93 MHzRadio Tirana 1
30Konispol 95 MHzRadio Tirana 1
31Tarabosh92 MHzRadio Shkodra
32Çardhak89,5 MHZRadio Korça
33Gjirokastër Asim Zeneli102,5 MHzRadio Gjirokastra

Për probleme në lidhje me transmetimin e paketës së kanaleve që transmetohen në rrjetin RTSH kontaktoni në qendrën tonë të kontollit me nr: +35542228444.