Fundviti në Elbasan me çmime të arsyeshme, tregtarët: Të njëjta si gjatë vitit

Ekonomi | 2 vite më parë

Në tregun e fruta-perimeve të Elbasanit, çmimet nuk kanë pësuar rritje këtë fundvit.

Tregtarët janë kujdesur që t’i mbajnë ato të njëjta si gjatë gjithë vitit. 

“Çfarë çmimi të rrisim ne! E marrim lakrën 60 lekë dhe e shesim 70 lekë. / Të moshuarit kanë ikur jashtë vendit sivjet. Nuk është në interesin tim ta ngre çmimin. Sa më i ulët të jetë çmimi, aq më shumë shitje ke,” thonë dy tregtarë.

Për qytetarët, miku i tryezës mbetet gjeli i detit siç e ka tradita, por të vjetrit kujdesen që të sjellin dhe gatimet tradicionale elbasanase.

Edhe pse për disa pensionistë mund të jetë pak e vështirë, sërish shumë prej tyre zgjedhin ta mbushin tavolinën sipas traditës për të gëzuar fëmijët dhe nipërit e tyre.

“Aty-aty janë çmimet, si vitin e parë edhe sivjet,” thotë një qytetare.

Ndërrimi i viteve në Elbasan po shoqërohet nga një mori aktivitetesh kulturore të zhvilluara nga bashkia e Elbasanit për të krijuar atmosferë festive për të gjithë qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme