Gjykata urdhëroi kthimin e tyre në Itali, 12 emigrantët largohen nga Shëngjini

Aktualitet | 2 vite më parë

Emigrantët e parë që u vendosën në Kampin e Gjadrit janë nisur drejt Italisë. 12 emigrantët qëndruan në kamp vetëm 3 ditë, pasi Gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (19 tetor) në Portin e Shëngjinit mbërriti anija e rojës bregdetare italiane dhe më pas u nis me 12 emigrantët në bord drejt Italisë.

Largimi i 12 emigrantëve nga Kampi i Gjadrit erdhi pas vendimit të Gjykatës së Romës për sjelljen e tyre në Itali.

Emigrantët vijnë nga Bangladeshi dhe nga Egjipti dhe sipas vendimit të Gjykatës “të dy vendet nga të cilat e kanë prejardhjen emigrantët, nuk janë vende të sigurta as në bazë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.

Vendimi i gjykatës ka shkaktuar “furtunë politike” në Itali, ku kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi vendim “paragjykues”, ndërsa shtoi se “është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve”.

Këto ishin emigrantët e parë që erdhën si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali, ndërsa vetëm 12 prej tyre u vendosën në Kampin e Gjadrit, ndërsa 4 të tjerë u dërguan në Itali pasi ishin minorenë ose nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme