Balla në Zvicër: Rritja e numrit të vizitorëve në Shqipëri, rriti nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit

Balla vizitë në Qendrën e Shpëtimit Ajror ‘REGA’ në Zyrih: Rritja e numrit të vizitorëve në Shqipëri, rriti nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Zvicër, ministri i Brendshëm Taulant Balla wshtw ndalur edhe në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih.
Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan nga afër dhe me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran.
“Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur edhe nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit në Shqipëri, i cili do të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE”, nënvizoi ministri Balla, pas vizitës.
Eksperienca zvicerane, sipas Ballës, mbetet një model i duhur për t’u ndjekur edhe në raste emergjencash në vendin tonë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



