TIA: Pasagjerët të mbërrijnë në aeroport 3 orë para nisjes

Tirana Airport Partners u ka bërë thirrje pasagjerëve që udhëtojnë nga Rinasi të jenë të paktën 3 orë para kohës së nisjes së avionit të tyre. Shkak është bërë fluksi i lartë i pasagjerëve që po lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, por edhe trafiku i dendur në drejtim të tij.
“Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, bëri thirrje TIA.
Falë linjave të reja, Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë të pasagjerëve. Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në ditë nga ky aeroport.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




